LAJMI I FUNDIT:

Recetë origjinale për qebapë Sarajeve

Recetë origjinale për qebapë Sarajeve

Qebapët tradicionalë të Sarajevës, sipas të cilëve njihet ky qytet, mund t’i përgatitni edhe në shtëpinë tuaj, sepse kuzhinierët boshnjakë kanë zbuluar recetën e ruajtur gjatë.

Prejardhja e fjalës qebap është nga Persia, që do të thotë mish i fërguar. Mirëpo, qebapët janë pjesë vitale e traditës sarajevase dhe kulturës së saj, ndonëse janë jashtëzakonisht të njohura edhe recetat e tjera: qebapë banjalluke, boshnjake…

Kuzhinierët me përvojë thonë që me rastin e punimit të qebapëve nuk ka ndonjë komplikim i posaçëm.


Rëndësi ka mishi i mirë, mënyra e përgatitjes dhe që mishi të qëndrojë paksa, transmeton Telegrafi.

Nevojiten:

▪ 1,5 kg mish i bluar viçi
▪ ½ kg mish qengji
▪ 4-5 thelpinj hudhre
▪ 2% nga sasia e përgjithshme e mishit, kripë dhe 2 lugë të vogla sodë buke

Përgatitja:

Mishin e prerë në kube kriposeni mirë, përzieni dhe përzieni me rreth 100 ml ujë dhe hudhra të cilat më parë i keni zier.

Përbërjen përzieni dhe lëreni një natë në frigorifer.

Të nesërmen bluajeni në makinë për bluarje mishi dy herë, lëreni të qëndrojë disa orë në temperaturë dhome dhe pastaj futeni në frigorifer.

Para se të filloni t’i formësoni qebapët në përbërje përzieni sodën e bukës dhe e gjitha është kjo.

Ju bëftë mirë. /Telegrafi/

Në trend Kuzhina

Më shumë
Crumble me molla

Crumble me molla

Kuzhina
Musaka greke

Musaka greke

Kuzhina e huaj
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë

Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë

Në çdo kohë
Çka është tofu (dhe si ta bëni “të ngrënshëm”)

Çka është tofu (dhe si ta bëni “të ngrënshëm”)

Nga duart tua
Kalo në kategori