LAJMI I FUNDIT:

Recetë e shkëlqyeshme: Smoothie me mjedra dhe frutat arrore

Recetë e shkëlqyeshme: Smoothie me mjedra dhe frutat arrore

Përfshini mjedrat në rutinën tuaj të mëngjesit dhe provoni kombinimet e shkëlqyeshme smothie për ditë të shëndetshme dhe të lumtur.

Pos shijes së parezistueshme freskuese, mjedrat janë bomba të vërteta antioksidante: ndikojnë mirë në bukuri, dhe janë të pasura me fibra dhe flavonoide të cilat i ndihmojnë shëndetit të traktit digjestiv, humbjes së peshës dhe rregullimit të sheqerit në gjak, transmeton Telegrafi..


Përbërësit:

– ¾ e filxhanit qumësht pa yndyrë,
– ¾ e filxhanit të mjedrave të ngrira,
– ½ banane,
– 1 lugë gjalpë kikiriku apo pemë arrore (bajame, lajthi, arra),
– 1 lugë mjaltë.

Përgatitja:

Qitni të gjithë përbërësit në blender dhe përzieni mirë.

/Telegrafi/