LAJMI I FUNDIT:

Receta unike me kombinime kreative – Sospiro Restaurant sjell frymë të re dhe inovative në botën e kuzhinës

Receta unike me kombinime kreative – Sospiro Restaurant sjell frymë të re dhe inovative në botën e kuzhinës

Kuzhinën, shërbimet dhe pjatat më unike italiane mund t’i gjeni në Sospiro Restaurant, i cili ndodhet në hotelin Four Points by Sheraton Prishtina.

Me një meny fantastike dhe shumëllojshmëri recetash, ky restorant ka arritur të sjell një frymë të re të kuzhinës, e që mbrapa saj është edhe kryekuzhinieri, Tobia Senini.

Ai ka një përvojë ndërkombëtare 13 vjeçare në kuzhinë, duke prezantuar kështu në mbarë botë recetat e tij më inovative, por pa e humbur origjinalitetin dhe tradicionalen nga Italia.

Në meny do të gjeni shumë pjata si: karkaleca me kadaif, pappardelle ragu të qengjit, ravioli të mbushur me fruta deti, tagliolini me të zezën e sepies, etj.

Veçoria më interesante është shërbimi i rizotos dhe pastave duke prezantuar edhe shërbimin e rrotës së parmixhanit. Ju do të përjetoni shijen fantastike të pastave dhe rizotos të zhytura plotësisht në djathin e parmixhanit.

Receta të shijshme e kombinime kreative, vetëm në Restaurant Sospiro, e pas pjatës kryesore ju sigurisht do të mund të përzgjidhni ëmbëlsirën që doni nga një sërë ëmbëlsirash në menynë e re.

Artikull i sponzorizuar