Keni bërë ndonjëherë sikur i keni propozuar dikujt me një unazë karamele Haribo kur keni qenë fëmijë?
Tani, ju mund të ktheheni përsëri në ato kohëra më të thjeshta dhe të bëni gjënë e vërtetë me një unazë fejese prej ari të verdhë 18 karat.
Marka e argjendarisë me porosi Taylor & Hart ka dizajnuar një unazë të mbështjellë me rubin frymëzuar nga mishërimi klasik i kuq dhe i verdhë i karameleve pasi mori disa kërkesa për një unazë Haribo që do t’i rezistonte kohës.
Shiriti prej ari trëndafili është i mbuluar me 224 rubinë dhe në krye është me një safir të verdhë 2.70 karat.
Safiri është vendosur në një kornizë prej ari të verdhë 18 karat me 40 diamante. Kate Earlam-Charnley, Drejtoreshë e Dizajnit në Taylor & Hart tha: “Me Ditën e Shën Valentinit, ne menduam se ishte koha e përkryer për të sjellë në jetë këtë dizajn të ri. Kjo unazë është një nga më ambiciozet që kemi krijuar ndonjëherë dhe padyshim një nga më origjinalet”.
Krijuar me synimin për të kapur anët lozonjare dhe argëtuese të dashurisë, kjo unazë e ëmbël nuk është edhe aq e lirë. Me një çmim rreth 290 mijë euro, ju mund të blini mbi 1.25 milion unaza karamele Haribo për të njëjtin çmim.
Kate shtoi: ‘Bërë për ëndërrimtarët, romantikët e pashpresë, ata që kërkojnë diçka pak më të pastër dhe të pafajshëm, kjo unazë është shprehja perfekte e dashurisë. Sigurisht që do të bëjë një histori të shkëlqyeshme duke thënë gjithashtu ‘dashuria është përgjithmonë’. Mezi presim të dëgjojmë tregime me ‘Po’ nga klientët tanë në të gjithë botën”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasi mahniti me ngjyrën e flokëve, Billie vjen me një prerje fantastike
Veshjet më të bukura të javës
Cilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?
Si ta kuptosh brenda 5 minutave që një djalë është maskilist
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën