LAJMI I FUNDIT:

Reali humb durimin me kërkesat e Napolit për Jamesin

Reali humb durimin me kërkesat e Napolit për Jamesin

Real Madridi thuhet se është i mërzitur me  kërkesat e fundit të Aurelio De Laurentiis që madrilenët të bëjnë sakrifica për James Rodriguez.

Napoli ka qenë prej kohësh në gjurmët e kolumbianit, por deri më tani nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë një marrëveshje me Los Blancos për strukturën e transferimit të tij.

Pasi Marca pretendoi se Atletico Madridi ishte gati për të rrëmbyer negociatat e napolitanëve për mesfushorin defensiv, AS tani po paralajmëron se italianëve po u mbaron koha për ta mbyllur një marrëveshje.


James Rodriguez (Foto: Passos/Getty Images/Guliver)

Kjo është për shkak se skuadra spanjolle është e pakënaqur me pretendimin e De Laurentiis se ata ishin të paarsyeshëm mbi kërkesat për Jamesin.

“Ne të gjithë jemi të përgatitur për të bërë sakrifica për James Rodriguez, por ne i kërkojmë Real Madridit t’i bëjë ato gjithashtu” ka thënë presidenti Napolit për Sky Sport Italia.

“Nuk kemi hequr dorë, por për të thyer akullin, ne kemi nevojë që Madridi të mendojë të largojë një lojtar që është i pakënaqur. Ndoshta si huazim”, ka shtuar më tej De Laurentiis.

Atletico Madridi afër transferimit sensacional të James Rodriguezit
Lexo po ashtu Atletico Madridi afër transferimit sensacional të James Rodriguezit

Megjithatë, gazeta siguron se mesfushori do të jetë i Napolit në qoftë se ata ofrojnë 42 milionë euro që Mbretërit po i kërkojnë, në krahasim me një huazim të mundshëm.

Lojtari 28-vjeçar thuhet se është pajtuar me kushtet e ofruara nga skuadra italiane me një pagë prej 6.5 milionë eurosh në sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!

Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!

Ndërkombëtare
Kalo në kategori