Robert Lewandowski është edhe në radarin e Real Madridit.

Sipas AS, Los Blancos do e shfrytëzojnë edhe kartonin e James Rodrigez për të sjellë në Spanjës sulmuesin polak.


Kolumbiani është i huazuar te klubi gjerman për dy vite, por Reali është i gatshëm ta fus atë në marrëveshje për ish-yllin e Borussia Dortmundit.

Mundësitë që Karim Benzema të largohet gjatë verës janë të mëdha dhe 29-vjeçari i Bayernit shikohet si një alternativë e mirë.

Jerome Boateng Lewa Jerome Boateng dhe Robert Lewandowski ndaj Anderlechtit në Constant Vanden (Foto: Getty Images)

Çmimi i sulmuesit është rreth 80 milionë euro, por me futjen e James në marrëveshje do të përgjysmohej.

Për atë kanë shfaqur interesim edhe Chelsea e Manchester Unitedi.

Deri më tani në këtë sezon Lewandowski ka shënuar 29 gola në 34 ndeshje në të gjitha garat. /Telegrafi/

telegrafi sport app