Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Real Sociedadit në Kupën e Mbretit.

Ndeshja që zhvillohet të enjten mbrëma (nesër) do të jetë çerekfinalja e garës së dytë më të madhe në Spanjë.


Zinedine Zidane ka publikuar listën e 19 lojtarëve të ftuar, e që aty janë Sergio Ramos, Luka Modric, Karim Benzema e të tjerë.

Por, në listë mungon Eden Hazard që pritej të kthehej në këtë takim, mirëpo ende është duke u rikuperuar nga lëndimi.

29-vjeçari nuk do të luajë ndaj Soceidadit, mirëpo do të jetë i gatshëm për takimin ndaj Osasunas që zhvillohet të dielën e kësaj jave. /Telegrafi/

telegrafi sport app