Real Madridi përballet me Gironën dhe kërkon fitoren e pestë radhazi - formacionet zyrtare

Real Madridi është nikoqir i Gironas në kuadër të xhiros së 12-të në elitën e futbollit spanjoll La Liga.
Los Blancos janë duke kaluar nëpër një formë fantastike dhe synojnë tre pikët e radhës në Santiago Bernabeu.
Kampioni në fuqi i Spanjës ka marrë katër fitore radhazi dhe kërkon të pestën pikërisht sot ndaj Gironas.
Nga ana tjetër kundërshtarët e Los Blancos ndodhen të parafundit në tabelë dhe nuk dinë për fitore që gjashtë ndeshje.
Formacionet zyrtare:
Real Madrid: Courtois, Carvajal, Alaba, Rudiger, Mendy, Camavinga, Modric, Kroos, Vini Jr, Rodrygo, Valverde.
Girona: Gazzaniga, Miguel, Arnau, David Lopez, Castellanos, Valery, Aleix Garcia, Romeu, Yan Couto, Herrera, Santi Bueno.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
30/10/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































