James Rodriguez e ka vazhduar karrierën te Bayern Munich ku është huazuar për dy vite, ndërsa fanella e famshme me numrin 10 ka mbetur pa pronar.

Në të kaluarën këtë fanellë e kanë mbajtur emra të mëdhenj si Luis Figo, Mesut Ozil e Clarence Seedorf.


jesse12 10-shat e Real Madridit në vitet e fundit

Kandidat për këtë fanellë janë Modric, Isco dhe Asensio, që e veshin në kombëtaret e tyre ose në të kaluarën.

Luka Modric e mban te Kroacia numrin 10, ndërsa Asensio e kishte në kampionatin e fundit Evropian për 21 vjeç.

jams 12 Kandidatët e ri për numrin 10-të

Transferimi i fundi, Dani Ceballos, po ashtu mund të jetë një alternativë.

Tjetër emër që flitet shumë është ai i Kylian Mbappés, që mund të zbarkojë te Madridi. /Telegrafi/

telegrafi sport app