LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi kërkon Gallianin

Real Madridi kërkon Gallianin

Sipas medieve spanjolle, Ish-drejtorit të Milanit, Adriano Gallianit iu është ofruar roli i drejtorit të ri teknik në Real Madrid.

Galliani ishte përgjegjës për transferimet në San Siro për 31 vite radhazi, i emëruar kur presidenti Silvio Berlusconi bleu klubin në prag të falimentimit.

Së bashku, ata i kthyen rossonerët në njërën ndër skuadrat më të suksesshme në botë për klube.


Formacioni më i mirë i Milanit në 31 vitet e Berlusconit (Foto)
Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i Milanit në 31 vitet e Berlusconit (Foto)

Me marrjen e klubit nga kinezët të kryesuar nga Yonghong Li, Galliani është jashtë punës dhe tashmë ka thënë se nuk do të punojë për ndonjë ekip tjetër italian.

Ai gjithmonë kishte një raport shumë të fortë me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez dhe sipas Mundo Deportivos, Perez donte që ai të ishte drejtori i ri teknik.

Kjo do të përfshinte ose ndarjen e detyrave me ose zëvendësimin e drejtorit të tanishëm, Jose Angel Sanchez, përcjell Telegrafi.

Perez: Benzema është përzierje e Zidanes dhe Ronaldos
Lexo po ashtu Perez: Benzema është përzierje e Zidanes dhe Ronaldos

Sidoqoftë, raportohet gjithashtu se Galliani refuzoi propozimin që do ta kishte parë atë të shkojë në Spanjë së bashku me ish-drejtorin e tij të Milanit, Ariedo Braida, aktualisht në Barcelonë.

Galliani është përmendur si kryetar i ardhshëm i mundshëm i Lega Serie A ose presidenti i ri i federatës italiane të futbollit, FIGC. /Telegrafi/