LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi gati të shpenzojë një shumë të madhe parash për lojtarin kryesor të Mikel Artetas

Real Madridi gati të shpenzojë një shumë të madhe parash për lojtarin kryesor të Mikel Artetas

Real Madridi është i gatshëm që të shpenzojë një shumë të majme parash për transferimin e njërit prej lojtarëve kryesor të Mikel Artetas.

Gjiganti spanjoll është i etur që të përforcojë fazën defanzive mes lëndimeve të shpeshta dhe shqetësimeve për formën e Eder Militaos dhe David Alabas.

Duke pasur këtë parasysh, mediumi spanjoll Fichajes ka raportuar se nënshkrimi me një mbrojtës të nivelit botëror është një prioritet për ‘Los Blancos’.


Për më shumë, Reali tashmë ka identifikuar William Saliban si objektivin e tyre kryesor dhe janë të gatshëm të paguajnë një shumë të majme parash për ta joshur atë të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’.

Saliba e ka vendosur veten si njëri prej mbrojtësve më të mirë në tri sezonet e fundit dhe tashmë ka qenë një lojtar i rëndësishëm për tranzicionin e Arsenalit nga një ekip që garon për top katërshe në atë që kërkon titullin kampion.

Muajin e kaluar, reprezentuesi francez konfirmoi dëshirën e tij për të vazhduar të jetë pjesë e Arsenalit.

“Po natyrisht, ndihem në shtëpi. Unë kam nënshkruar për klubi pesë vjet më parë, por është vetëm sezoni im i tretë dhe po shijoj gjithçka – lojtarët, stafin dhe tifozët. Ndihem në shtëpi natyrisht, pse jo?”, ka thënë Saliba.

Kualiteti që posedon Saliba ka bërë që ai të marrë lëvdata edhe nga lojtarët kundërshtar si dhe ikonat e Arsenalit.

Ishte Virgil Van Dijk të cilin shumë e konsiderojnë si mbrojtësin më të mirë në botë, i cili pranoi se ai nuk ishte kaq i mirë sa Saliba kur ishte në moshën e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ndërkombëtare
A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Serie A
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Ndërkombëtare
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

La Liga
Kalo në kategori