LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi fiton në udhëtim te Celta Vigo dhe ngjitet në vendin e dytë në La Liga

Real Madridi fiton në udhëtim te Celta Vigo dhe ngjitet në vendin e dytë në La Liga

Real Madridi ka fituar me rezultat 3-1 në udhëtim te Celta Vigo në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në La Liga.

Los Blancos kanë vazhduar me rezultate pozitive në kampionat duke marrë fitoren e radhës dhe duke u ngjitur përkohësisht në pozitën e dytë para Barcelonës.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, të cilët arritën t’i shënojnë edhe dy gola, kundrejt një të vendasve.


Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 20-të me anë të Karim Benzema, i cili shënoi për 0-1, ndërsa francezi u përkujdes të shënojë edhe në minutën e 30-të për 0-2.

Vendasit arritën të kthehen në lojë në minutën e 40-të duke shënuar me anë të Santi Mina për 1-2 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Pjesa e dytë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, me vendasit që patën diçka më shumë nga loja, por Reali e menaxhoi mirë ndeshjen.

Megjithatë, portat mbeten të paprekura deri në minutat shtesë të ndeshjes dhe ishin përsëri mysafirët që shënuan.

Ishte Marco Asensio, i cili shënoi për 3-1 pas asistimit të Benzemës dhe vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Reali e sheh veten në pozitën e dytë me 60 pikë apo tri më pak se Atletico Madridi i pari me një ndeshje më pak, ndërsa Celta zë vendin e 11-të me 34 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Mbretërit luajnë në shtëpi ndaj Eibarit, ndërsa Celta udhëton te Deportivo Alavesi. /Telegrafi/

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1373299804630056962

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1373300093739237378

https://twitter.com/goaaal746/status/1373320165685927942

Në trend Sport

Më shumë
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Liverpooli po përgatit një ofertë rekorde për transferimin e top sulmuesit argjentinas

Liverpooli po përgatit një ofertë rekorde për transferimin e top sulmuesit argjentinas

Premier League
Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

La Liga
Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Guardiola flet për eliminimin e Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Man City po synon transferimin e yllit të Serie A si zëvendësues të Ederson

Man City po synon transferimin e yllit të Serie A si zëvendësues të Ederson

Premier League
Kalo në kategori