Klubi mbretëror, Real Madridi thuhet se është i bindur se do të arrijë marrëveshje gjatë janarit me yllin e Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold.

Sipas mediumit Relevo, Real Madridi është i bindur se do të arrijë një marrëveshje për Alexander-Arnold gjatë janarit.


Klubi nga Bernabeu beson se mund ta marrë lojtarin në një transferim të lirë në verë dhe një marrëveshje mund të arrihet muajin e ardhshëm.

alexander arnold

Alexander-Arnold gjithashtu thuhet se ka refuzuar ofertat për rinovimin e kontratës nga Liverpooli dhe dëshiron të bashkohet me Real Madridin.

Ai ka një marrëdhënie të shkëlqyer me superyllin e Realit, Jude Bellingham dhe dyshja mund të rreshtohen pranë njëri-tjetrit sezonin e ardhshëm.

Nëse Los Blancos arrijnë ta marrin mbrojtësin anglez si lojtar të lirë atëherë ky do të ishte një transferim shumë i madh pasi vlera e lojtarit është 70 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app