Real Madrid ka konfirmuar zgjatjen e kontratës me sulmuesin Gonzalo García, duke e mbajtur atë në klub për pesë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2030.

“Real Madrid CF dhe Gonzalo Garcia kanë rënë dakord të zgjasin kontratën e lojtarit tonë, e cila e mban atë në klub deri në vitin 2030”, thuhet në njoftimin e klubit madrilen.


"Gonzalo, i cili iu bashkua Realit në vitin 2014 në moshën 10-vjeçare, ka kaluar një dekadë në akademinë e të rinjve dhe dy sezonet e fundit i ka luajtur me Castillan. Debutimi me ekipin e parë erdhi në nëntor 2023, ku ai kontribuoi në fitimin e titullit të La Ligas".

“Gonzalo ishte golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës për Klube dhe u përfshi në formacionin më të mirë të FIFA-s”, theksoi Real Madridi në komunikatë.

Sezonin e kaluar, ai realizoi 25 gola për Castillan, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Primera Federación që nga krijimi i saj dhe barazoi rekordin më të mirë të Castillas në shekullin e 21-të.

Klubi kujtoi edhe sukseset e tij me ekipin U19, ku fitoi tripletën në sezonin 2022-2023 (Liga, Kupa e Mbretit dhe Kupa e Mbretit), si dhe Kupën e Mbretit në sezonin 2021-2022.

Me kontratën e re, Gonzalo García do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Real Madridit. /Telegrafi/

telegrafi sport app