Real Madridi dhe Barcelona kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare, ku mbretërit fituan me rezultat 3-2 në El Clasicon e vlefshme për javën e 32-të të La Ligas.

21/04/2024 23:56-“Lunin është brenda portës dhe topi duket sikur ka kaluar vijën” – eksperti i referimit jep mendimin e tij për momentin e shumëpërfolur

Pasi mungon teknologjia e njohur si ‘goal-line’, rasti u rishikua në VAR, ku gjyqtarët konkluduan se Andriy Lunin e largoi topin nga vija e portës para se të kalonte i plotë vijën.

Ish gjyqtari i njohur spanjoll, Marce Alfonso Perez Burrull, ka thënë se në pamje dukej që ishte gol i rregullt.

Lexo lajmin e plotë... 

5f78d170 7737 4e3d a1b7 060b766ba63e

21/04/2024 23:56-Televizioni francez tregon nëse Lunin e largoi topin me kohë apo Yamal shënoi gol të rregullt në El Clasico

Tifozët e Real Madrid për pak sa nuk patën një atak në zemër rreth gjysmë ore gjatë përplasjes me Barcelonën kur Andriy Lunin duhej të largonte topin nga vija e portës.

Detajet e plota>>>

lunin

21/04/2024 23:45-Gjesti i tifozëve të Real Madridit për Frenkie De Jong bëhet viral në mediat sociale

Frenkie De Jong pësoi një lëndim fatkeq në kyçin e këmbës në skenat e mbylljes së pjesës së parë kundër Real Madridit.

Detajet e plota>>>

de jong

21/04/2024 23:45-Notat e lojtarëve, Real Madrid 3-2 Barcelona: Vazquez e Bellingham shkëlqejnë, Cubrasi dhe Cancelo dështim

Real Madridi dhe Barcelona kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare, ku mbretërit fituan me rezultat 3-2 në El Clasicon e vlefshme për javën e 32-të të La Ligas.

Vinicius Junior, Lucaz Vazquez dhe Jude Bellingham i shënuan golat për Los Blancos, ndërsa Andreas Christensen dhe Fermin Lopez gjetën rrjetën për Blaugranat.

Lojtari më i mirë në ndeshje ishte Vazquez që shënoi, asistoi dhe fitoi një penallti, duke u vlerësuar nga SofaScore me notën 8.8.

21/04/2024 23:20-Postimi i Tebas për pritjen e Lunin shkakton rrëmujë në Spanjë

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas po cilësohet në Spanjë si njeri i çuditshëm, pas postimit që bëri në X (ish-Twitter).

Detajet e plota>>>

tebas

21/04/2024 23:05-Mbyllet ndeshja

Real Madridi dhe Barcelona kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare, ku mbretërit fituan me rezultat 3-2 në El Clasicon e vlefshme për javën e 32-të të La Ligas.

21/04/2024 23:01-GOOOL!

90 + 1' Jude Bellingham me një gjuajtje të fort brenda zonës gjen rrjetën për 3-2. 

https://twitter.com/Madrid_zone7/status/1782152746566656315

21/04/2024 22:47

78' Vinicius Junior gjuan pas një kundërsulmi, por topi ndalet nga Ter Stegen.

21/04/2024 22:41-GOOOL!

73' Lucas Vazquez arrin të shënojë me një gjuajtje të fortë pas asistimit të Vinicius Junior. 

https://twitter.com/WolfRMFC/status/1782147713401860429

21/04/2024 22:38-GOOOL!

69' Barcelona merr sërish epërsinë me golin e Fermin Lopez. 

21/04/2024 22:35

67' Kundërsulm i shpejtë i Barcelonës, ku Ferran Torres del i vetëm me Lunin, por që nuk gjen golin.

21/04/2024 22:13-Fillon pjesa e dytë

21/04/2024 21:56-Mbyllet pjesa e parë

21/04/2024 21:51

45+2' Vinicius del i vetëm me Ter Stegen, por vendos të pasojë te Rodrygo i cili bllokohet nga Christensen.

21/04/2024 21:50

45' Ilkay Gundogan gjuan bukur nga goditja e dënimit, por topi shkoi ngjitur me shtyllën.

21/04/2024 21:36-Një moment diskutabil

28’ Yamal devijon një top drejt porte, Lunin e shpëton, por kishte dyshime që topi ka kaluar vijën. Pasi nuk ka ‘goal-line’, rasti u shikua në VAR dhe u vendos që nuk kishte gol.

https://twitter.com/centregoals/status/1782131097582837764

21/04/2024 21:24-GOOOL!

18' Vinicius Junior ishte i saktë nga pika e bardhë duke barazuar shifrat në 1-1. 

https://twitter.com/centreofmadrid/status/1782128011191759229

21/04/2024 21:22

17' Real Madridi fiton penallti pas rrëzimit në zonë të Lucas Vazquez.

https://twitter.com/centregoals/status/1782127476401111214

21/04/2024 21:18

14' Barcelona i afrohet sërish golit. Goditja e Lamine Yamal ndalet nga Andriy Lunin.

21/04/2024 21:11-GOOOL!

6’ Raphinha harkon në zonë, me kokë gjuan Andreas Christensen që shënon për 1-0.

https://twitter.com/centregoals/status/1782124734412693560

21/04/2024 21:02-Fillon ndeshja

1' Fillon El Caslico, me topin e parë luan Barcelona.

21/04/2024 20:49-Tifozët e Real Madridit tallen me Xavin para El Clasicos

Barcelona përballet me Real Madridin në Bernabeu dhe tifozët janë mbledhur jashtë stadiumit.

Shikoni PAMJET

xavi 2

21/04/2024 20:45-Deco para ndeshjes: Ndeshjet kanë presion, sidomos me liderin

Deco , drejtor sportiv i Barçës ka folur për në Movistar në lidhje me El Clasicon, zënkën mes Gundogan dhe Araujo dhe të ardhmen e Xavit.

"Kur afrohet fundi i La Liga, të gjitha ndeshjet kanë presion. Kjo është e rëndësishme sepse ne po luajmë kundër liderit, që është Real Madridi, dhe të mos shënosh këtu është pothuajse lamtumirë. Ne kemi presion normal dhe kur lojtarët dalin në fushë ata do të japin gjithçka”.

Zënka në distancë Gündogan-Araújo: "Ne jemi aty çdo ditë, flasim çdo ditë me lojtarët, por është një çështje e trajnerit. Tashmë është zgjidhur, kur humbet gjithmonë ka spekulime dhe flitet shumë, por sot është një ndeshje tjetër".

El Clasico e fundit e Xavi: "Ne vazhdojmë me të njëjtën temë, tashmë kemi shpjeguar mjaft për këtë. Gjëja më e rëndësishme është ndeshja e sotme për ekipin".

deco 1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv

21/04/2024 20:11-Formacioni zyrtar i Barcelonës: Xavi iu beson yjeve

Real Madridi pret Barcelonën në ndeshjen e njohur si El Clasico, që zhvillohet në kuadër të javës së 32-të të La Liga.

Mbretërit vijnë në këtë takim si lider me 78 pikë, tetë më shumë se sa Barcelona që është e dyta.

Në anën tjetër, Xavi i ka besuar Lamine Yamal, Robert Lewandowskit dhe Raphinha, ndërsa në mbrojtje starton Pau Cubarsi.


Barcelona:Ter Stegen; Koundé, Araújo, Cubarsí, Cancelo; Christensen, Gündogan, De Jong; Raphinha, Lamine Yamal,  Lewandowski.


21/04/2024 19:43-Formacioni zyrtar i Real Madridit: Ancelotti e nis me Modricin, Nacho e Carvajal në bankë

Real Madridi pret Barcelonën në ndeshjen e njohur si El Clasico, që zhvillohet në kuadër të javës së 32-të të La Liga.

Mbretërit vijnë në këtë takim si lider me 78 pikë, tetë më shumë se sa Barcelona që është e dyta.

Carlo Ancelotti ka bërë publik formacionin, ku starton me Luka Modric nga minuta e parë, ndërsa në sulm janë Vini Junior dhe Rodrigo të mbështetur nga Jude Bellingham.


Real Madrid: Lunin; Lucas, Tchouameni, Rüdiger, Camavinga; Modric, Kroos, Valverde, Bellingham, Vinicius, Rodrygo.


21/04/2024 18:10-Renditen El Clasico-t më të zjarrtë në shekullin XXI – tre faktorë të renditjes

El Clasico është një nga rivalitetet më të mëdha në futboll mes dy prej fuqive të divizionit spanjoll – Barcelonës dhe Real Madridit – por cilat janë përplasjet më të mira mes dy klubeve në shekullin e XXI?

Detajet e plota>>>

real madrid barcelona

21/04/2024 17:48-Fitorja e mundshme në El Clasico do të shënonte një rekord historik për Barcelonën

Real Madridi dhe Barcelona do të takohen sot (e diel) me fillim nga ora 21:00 në atë që do të jetë El Clasico e fundit për këtë sezon.

Barcelonës i duhet një fitore për të mbajtur ‘gjallë’ shpresat për titull në La Liga, pasi momentalisht janë tetë pikë mbrapa Real Madridit, teksa kanë mbetur edhe shtatë ndeshje deri në përfundim të kampionatit.

Lexo lajmin e plotë... 

barcelona 4

21/04/2024 12:30-El Clasico: Tri duelet kryesore që mund ta vendosin fituesin e këtij takimi

Të gjithë sytë do të jenë tek dueli i sotëm (e diel) mes Real Madridit dhe Barcelonës. Kjo ndeshje gjithmonë ka gjeneruar interesim, por edhe më shumë kësaj radhe duke marrë parasysh se blaugransve i duhet një fitore për të ‘dridhur’ garën për titull dhe për të zvogëluar diferencën me liderin.

Si do të përpiqen Carlo Ancelotti dhe Xavi që të marrin tri pikët? Mirë pra, kjo do të vendoset nga detajet si dhe nga disa duele në fushë.

Këto janë pesë duelet që mund të vendosin fatin e ndeshjes, ndoshta edhe atë të titullit.

Lexo lajmin e plotë...

page 107

21/04/2024 10:41-Statistika, fakte, formacionet e mundshme të El Clasicos

Telegrafi në bashkëpunim me Sofascore, ju sjell statistikat, faktet si dhe formacionet e mundshme të El Clasicos që do të zhvillohet sot (21 prill) me fillim nga ora 21:00.

Real Madridi është i pamposhtur në 16 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Barcelona ka qenë skuadra e parë që ka shënuar në 7 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Real Madrid ka pësuar në 3 ndeshjet e fundit kundër Barcelonës.

Kanë qenë më shumë se 2.5 gola të shënuar për ndeshje në 5 El Clasicot e fundit.

sofacoree

21/04/2024 10:22-“Ai është gati”, Ancelotti ka konfirmuar se top ylli është i gatshëm të startojë ndaj Barcelonës

E diela mund të jetë dita e madhe për Eder Militaon, i cili po i afrohet paraqitjes së tij të parë nga fillimi këtë sezon për Real Madridin.

Mbrojtësi brazilian është rikthyer përsëri në dispozicion të Carlo Ancelottit, pasi u rikthye nga një lëndim i rëndë që kishte pësuar në gju në gusht të vitit të kaluar, ndërsa kishte marrë disa minuta në katër ndeshjet e fundit.

Sidoqoftë, Ancelotti ka konfirmuar në konferencën e tij për shtyp se Militao është i gatshëm që të startojë ndaj Barcelonës.

Lexo lajmin e plotë...

ancelotttttttttttti

21/04/2024 10:21-Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

Real Madridi mund të ketë siguruar vendin e tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën, por performanca e tyre kundër Manchester Cityt në Etihad Stadium tërhoqi kritika të rëndësishme nga të gjitha anët.

Los Blancos kaluan në epërsi që herët përmes Rodrygo Goes, dhe pas atij momenti, ata qëndruan gjatë gjithë kohës në defanzivë. Ata ia dolën ta bënin këtë kur Kevin De Bruyne barazoi, por vetëm kaq, pasi përfunduan me penallti dhe Real Madrid do të fitonte 4-3.

Carlo Ancelotti ka adresuar kritikat e marra nga ai dhe lojtarët e tij në ditët e fundit. Duke folur për mediat përpara përballjes së El Clasico të së dielës, ai mbrojti stilin e lojës së skuadrës së tij në Mançester, sipas Diario AS.

Lexo lajmin e plotë...

ancelotti 4

21/04/2024 10:20-Xavi i bën thirrje lojtarëve të Barcelonës të përdorin zemërimin si motivim për El Clasico

Sezoni i Barcelonës mund të përfundojë sot (e diel) kur ata do të udhëtojnë në ‘Santiago Bernabeu’ për El Clasicon e tretë dhe të fundit për këtë sezon.

Real Madridi ka fituar dy takimet e fundit mes dy ekipeve, dhe nëse ata vazhdojnë rekordin 100 për qind të fitoreve, do të bënte që të udhëheqin me 11 pikë në krye, teksa kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në përfundim të kampionatit.

Barcelonës i ka mbetur të luftojë vetëm për titullin e La Ligas, pasi u eliminuan pak ditë më parë nga Liga e Kampionëve.

Lexo lajmin e plotë...

xavi 5

21/04/2024 10:18-“Nuk ka justifikime”, Xavi u mban fjalim lojtarëve të Barcelonës dhe anulon stërvitjen përpara El Clasicos

Barcelona po mendon se mund jenë gjashtë ndeshje mjaft të zymta pas El Clasicos nëse nuk mund të mposhtin Real Madridin në Santiago Bernabeu të dielën mbrëma.

Morali është ulur në Barcelonë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Paris Saint-Germain të martën, dhe ndërsa do të mbante një garë për titull në sferat e mundësive, duke reduktuar diferencën në pesë pikë mes të dyjave, do të ishte gjithashtu një pikë tjetër diskutimi.

Ndoshta është shansi i fundit i Xavi Hernandez për ta bërë këtë, dhe sipas Diario AS, trajneri u mbajti një fjalim lojtarëve të tij përpara seancës stërvitore të mëngjesit të sotëm (e enjte).

Lexo lajmin e plotë...

xavi 4

21/04/2024 10:16-Golashënuesit më të mirë në histori të El Clasicos

Në ndeshjet e El Clasicos, Messi ka shënuar 26 gola në karrierën e tij që është një rekord.

Ronaldo në anën tjetër ka shënuar 18 sosh, i dyti me më së shumti në histori të kësaj përballjeje së bashku me Alfredo Di Stefanon.

Portugezi ka shënuar gol në El Clasico çdo 141 minuta të luajtura, ndërsa Messi në anën tjetër ka shënuar çdo 151.54 minuta.

Sa i përket golave të shënuar nga ekipet, Barcelona qëndron më mirë me 521 gola të shënuar krahas 485 golave të shënuar nga Real Madridi.

ronaldo messi

21/04/2024 10:09-Renditja tabelare e të dyja skuadrave

Teksa kanë mbetur edhe shtatë ndeshje para përfundimit të kampionatit spanjoll, Real Madridi po ecën me hapa të sigurt drejt titullit kampion.

Pas 31 ndeshjeve të zhvilluara Real Madridi po udhëheq me 78 pikë të grumbulluara, ndërsa Barcelona pozicionohet në vendin e dytë me 70 pikë.

Në pesë ndeshjet e fundit në La Liga, Real Madridi ka katër fitore dhe një barazim, ndërsa njëjtë po ashtu ka bërë edhe Barcelona që ka katër fitore dhe një barazim në pesë takimet e tyre të fundit.

Një fitore e Barcelonës sonte do ta mbante të hapur deri në fund luftën për titull kampioni, ndërsa një fitore e Real Madridit do të thoshte një hap pranë titullit.

la liga

21/04/2024 10:03-Përballja e fundit mes këtyre dy skuadrave

Ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave në La Liga ishte zhvilluar më datë 28 tetor të vitit të kaluar.

Real Madridi e fitoi atë ndeshje me rezultat të ngushtë 2-1, duke përmbysur epërsinë që Barcelona e kishte krijuar në pjesën e parë falë golit të Ilkay Gundogan në minutën e gjashtë.

'Hero' i madrilenëve në atë takim ishte anglezi Jude Bellingham i cili shënoi dy gola, fillimisht në minutën e 68-të për të barazuar rezultatin në 1-1, dhe pastaj në minutën e 92-të për t'i dhënë pikët e plota ekipit të tij.