Reagon Qendra Kosovare për Studime Gjinore: Kënga e Shkurte Fejzës promovon nënshtrimin e grave

Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza ka sjell plot projekte muzikore për fansat e saj këtë fundvit.
Së fundmi, ajo lansoi këngën e saj më të re “Nuse, Mësuese” në bashkëpunim me vajzën e saj, Gresa Behlulin.
Mirëpo teksti i saj këngëve ka ngjallur reagime te Qendra Kosovare për Studime Gjinor, të cilët e kanë cilësuar si promovim i nënshtrimit të grave.
Në njoftimin e tyre, ata kanë kërkuar nga ndjekësit që të raportohet kjo këngë, për shkak të përmbajtjes së tekstit.
Ky është reagimi i plotë i Qendrës Kosovare për Studime (pa ndërhyrje):“KËNGA "NUSE MËSUESE" PËRMBAN GJUHË TË URREJTJES DHE PROMOVON NËNSHTRIMIN E GRAVE. JU FTOJMË TA RAPORTONI! Ditë më parë është publikuar një këngë nga Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli me titull "Nuse mësuese", këngë e cila përveç që i redukton gratë në rolet tradicionale gjinore, është shumëfish shtypëse për gratë duke qenë se promovon dhunën ndaj grave si mjet të disiplinimit të tyre përmes përmbajtjes frazave si: "Fjala prishë e fjala ndreqë Zgjedhi nuse ma mire fjalët Në daç punët mos me i pasë keq Zgjedhi nuse fjalët me mjaltë" ... "Me folë butë e me duru Nana ty nuse t'ka mësu Vjehrren me e respektu Ti nderon prindërit e tu" Këngë të tilla i kontribuojnë gjithashtu vazhdimësisë së thellimit të pabarazisë gjinore dhe përjetimit të grave si dytësore dhe lehtë të dominueshme. Andaj, ju ftojmë që të klikoni në vegzën e videos dhe ta raportoni duke klikluar butonin "Report" dhe duke e zgjedhur opsionin "Hateful or abusive content"”.
Më poshtë gjeni tekstin e këngës "Nuse, mësuese":
Ah moj nuse sikur msuse N'shpi t'burrit mban ligjërata S'po t'pëlqejnë ty punt e vjehrrës S'po t'pëlqejnë çka thonë kunatat Mori nuse vezulluse Ma e reja je n'ket shpi Dikush tjetër ma i vjetër Pun’t ma mirë se ti i di Ref...x2 Fjala prish e fjala ndreq Zgjidhi nuse ma mirë fjalt N’daq pun’t mos me i pas keq Zgjidhi nuse fjalt me mjaltë Ah moj nuse lumja nuse Bijat për ty e shqyen defin Me gëzim të madh ty të kanë pritur Prandaj ti mos jau prish qejfin Me fol but e me dëgju Nana ty nuse t'ka mësu Vjehrrën me e respektu Ti nderon prindërit e tu Ref...x2 Fjala prish e fjala ndreq Zgjidhi nuse ma mirë fjalt N’daç punt mos me i pas keq Zgjidhi nuse fjalt me mjaltë Ref...x2 Fjala prish e fjala ndreq Zgjidhi nuse ma mir fjalt N’daç punët mos me i pas keq Zgjidhi nuse fjalt me mjaltë. /Telegrafi/






























































