LAJMI I FUNDIT:

Reagon kompania “Gentipharm”, thotë se AKPPM-ja nuk jep leje për importin e alkoolit në kohë pandemie

Reagon kompania “Gentipharm”, thotë se AKPPM-ja nuk jep leje për importin e alkoolit në kohë pandemie

Kompania farmaceutike “Gentipharm” ka bërë një reagim publik ndaj Agjensionit të Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), për siç thuhet bllokimin e importit të alkoolit.

Në reagimin e “Gentipharm” thuhet se AKPPM nuk ka lëshuar leje për importin e alkoolit i cili në këtë kohë pandemie përdoret si dezinfektues.

“Që nga data 13 korrik, kompania “Gentipharm” ka aplikuar për leje importi në AKPPM për alkool të denatyruar duke paraqitur të gjithë dokumentacionin e duhur dhe zyrtarët përgjegjës të këtij agjensioni vazhdimisht pengojnë lëshimin e lejes së importit. Rrjedhimisht lënda e alkoolit ka mbetur e bllokuar në doganë në pamundësi të zhdoganimit për shkak të mungesës së kësaj leje (importi)”, thuhet në reagimin e kësaj kompanie.

Kompania thekson se për këtë problem është njoftuar edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, por që deri më tani nuk ka pasur asnjë intervenim nga MSh-ja.

Ndryshe Telegrafi ka provuar të marrë një qëndrim nga AKPPM-ja mirëpo deri më tash nuk janë përgjigjur./Telegrafi/

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë:

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori