LAJMI I FUNDIT:

Reagon Fadil Lepaja: Nuk kam qenë pjesëtar e as bashkëpunëtor i SHIK-ut

Reagon Fadil Lepaja: Nuk kam qenë pjesëtar e as bashkëpunëtor i SHIK-ut

Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, gjatë fjalës së tij në seancën e rregullt plenare në Kuvendin e Kosovës, ka akuzuar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufcën, se ka qenë pjesë e SHIK-ut në vitin 2000-2001 dhe se atë e ka rekrutuar, Fadil Lepaja.

Opinionisti Fadil Lepaja ka reaguar përmes rrjetit të tij social Facebook, duke e mohuar se ka qenë pjesëtar e bashkëpunëtor, i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).

Molliqaj, Glauk Konjufcës: Këto janë faktet që ti ishe pjesë e SHIK-ut, mua më vjen marre prej teje
Lexo po ashtu Molliqaj, Glauk Konjufcës: Këto janë faktet që ti ishe pjesë e SHIK-ut, mua më vjen marre prej teje

Ai shprehu keqardhje që emri i tij u keqpërdor në debate, për të cilat siç tha ai nuk ka interes të përfshihet.


“Sapo mora vesh, për veten time, gjëra të cilat nuk i kam ditur! Pas interesimit të gazetarëve rreth (pa)vërtetësisë së deklaratave në Kuvendin e Kosovës, dhe për të i kursyer nga lodhja gjithë të interesuarit, po e shfrytëzoj profilin tim, të deklarohem rreth kësaj “çështjeje: Me përgjegjësi të plotë penale, dhe morale, deklaroj se kurrë në jetën time, nuk kam qenë pjesëtar as bashkëpunëtor, me vetëdije, e besoj as pa vetëdije, i Shërbimit Informativ të Kosovës. Më vjen keq që emri im qenka keqpërdorë në debate, në të cilat nuk kam interes dhe e kam nën dinjitet të përfshihem “, ka shkruar në Facebook, Fadil Lepaja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori