LAJMI I FUNDIT:

Sulmi ndaj policisë, reagon Vlora Çitaku: Turp të qoftë Nuredin Lushtaku

Sulmi ndaj policisë, reagon Vlora Çitaku: Turp të qoftë Nuredin Lushtaku

Nuredin Lushtaku, bashkë me disa familjarë dyshohet se janë të përfshirë në plagosjen e dy policëve në Skenderaj, të shtunën pas mesnate.

Ndaj tij, ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë se sulmi ndaj policisë është i papranueshëm.


“Turp të qoftë Nuredin Lushtaku. Me e sulmu policinë e Kosovës duhet të jetë e papranueshme në çdo rrethanë”, shkruan Çitaku.

Më tej ajo tha se askush nuk është mbi ligjin duke u bërë thirrje organeve të rendit që të reagojnë.

Gjithçka çfarë dihet deri më tani rreth incidentit me Policinë në Skenderaj dhe dyshimet për përfshirjen e Nuredin Lushtakut
Lexo po ashtu Gjithçka çfarë dihet deri më tani rreth incidentit me Policinë në Skenderaj dhe dyshimet për përfshirjen e Nuredin Lushtakut

“Shpresoj që institucionet të reagojnë në zbatim të ligjit. Banditizmat e tilla nuk duhet të normalizohen. Askush mbi ligjin. Pikë”, u shpreh nënkryetarja e PDK-së.

Lidhur me këtë, Inspektorati Policor i Kosovës në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, ka deklaruar se deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka ndonjë zyrtar policor të dyshuar.

Policia ka bërë të ditur se të dy zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori