LAJMI I FUNDIT:

Reagon burri i Meliza Haradinajt: Albana Bytyqi po shpif, nuk e kam kërcënuar – do të ankohem në Ambasadën Britanike

Reagon burri i Meliza Haradinajt: Albana Bytyqi po shpif, nuk e kam kërcënuar – do të ankohem në Ambasadën Britanike

Pas deklaratës së deputetes së zgjedhur nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi, e cila tha se është kërcënuar nga burri i ish-ministres së Jashtme, Meliza Haradinajt — Dardan Stublla, ka reaguar ky i fundit.

Në një shkrim në Facebook, Stublla ka thënë se nuk ka kërcënuar në asnjë mënyrë Albana Bytyqin, dhe se sipas tij kjo është shpifje.

“Në vazhdën e shantazheve ndaj meje dhe familjes sime, sapo lexova një shkrim në njërën nga portalet se znj. Albana Bytyqi më akuzon se gjoja ka pranuar mesazh kërcënues nga unë!!! Unë në asnjë forme direkte apo indirekte nuk kam kërcënuar askënd e aq më pak zonjën në fjalë e cila po shpif për mua”, shkroi ai.


Albana Bytyqi e AAK-së: Ndihemi të kërcënuar nga burri i ish-ministres Meliza Haradinaj
Lexo po ashtu Albana Bytyqi e AAK-së: Ndihemi të kërcënuar nga burri i ish-ministres Meliza Haradinaj

Tutje ka thënë se lidhur me shantazhet që po i bëhen atij, do të kërkojë ndihmë nga Ambasada Britanike, pasi thekson se nuk beson në gjyqësorin e Kosovës.

Kam filluar që mos ti besojë policisë dhe prokurorisë për arsye të mos veprimit, nesër do të i drejtohem Ambasadës Britanike meqë jam shtetas, të kërkoj ndihmë për shantazhet që po më bëhen nga grupet kriminale dhe nga znj. Albana Bytyqi.

Stublla ka kërkuar nga organet gjegjëse të merren me rastin, duke e konsideruar kanosje ndaj tij dhe familjes.

“Thërras organet e rendit të marrin me seriozitet këtë kanosje ndaj meje dhe familjes sime”, shkroi ai në fund.

Haradinaj- Stublla pati fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës pas rezultateve përfundimtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por pas disa ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme, ajo humbi mandatin e legjislaturës së tetë të Parlamentit.

KQZ sot certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit ndërsa në vend të Haradinaj- Stublla tani është Albana Bytyqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori