Antoine Griezmann pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të verës nga Atletiko Madrid.

Sulmuesi francez, Griezmann është raportuar se do të jetë futbollisti i radhës që do ta transferojë Barcelona.


Por, kjo e fundit ka përgënjeshtruar këto raportime duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë.

griza 2

"FC Barcelona mohon fuqishëm informacionin që është shfaqur gjatë disa orëve të fundit në media të ndryshme në lidhje me lojtarin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann dhe një marrëveshje me klubin tonë".

"FC Barcelona shpreh përgënjeshtron këto shkrime dhe përsërit respektin e plotë për ekipin e Atletico Madridit", shkruan në njoftimin e klubit katalunas.

Reprezentuesi francez mbetet në radarin e shumë klubeve, duke përfshirë edhe Manchester Unitedin.

Ndryshe, 26-vjeçari deri më tani ka pasur 126 paraqitje për madrilenët, ku ka shënuar 65 gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app