Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e Nisma Socialdemokrate, njëherësh ish-deputeti, Zafir Berisha ka thënë se Kosova urgjentisht duhet të shkoj në zgjedhje.

Kjo kërkesë e Berishës vie pasi që sipas tij, është ofendim për një shtet si Kosova që pozitën e presidentit ta ushtroj Vjosa Osmani.


Berisha përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se poshtërimi I shtetit duhet të ndalet.

Postimi i plotë:A ka më ofendim për një shtet, veçanërisht një shtet si Kosova, që është produkt e sakrificës dhe i rezistencës titanike  të qytetarëve të saj,  që pozitën e presidentit ta ushtroj soji i Vjosa Osmanit!? Kosova urgjentisht duhet të shkoj në zgjedhje nëse nuk mund të bëhet zgjidhje nga kjo mazhoranc për pozitën e presidentit, poshtërimi i shtetit duhet të ndalet, Kosova nuk e meriton baltosjen deri në këtë nivel. /Telegrafi/