LAJMI I FUNDIT:

Reagon Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Mësimdhënësit, vërejtjet për nxënësit t’ua përcjellin prindërve në mënyrë individuale

Reagon Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Mësimdhënësit, vërejtjet për nxënësit t’ua përcjellin prindërve në mënyrë individuale

Publikimi në media i rastit të mësueses së shkollës “Emin Duraku”, ka ngjalluar reagimin e një sërë institucionesh, përfshirë këtu edhe Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Nga zyra për Komunikim më Publikun kanë thënë se publikimi i fotove pa pëlqimin paraprak të subjektit (personit/ave) të fotografuar, përbën shkelje të privatësisë dhe është i dënueshëm më ligj.

Më tutje në komunikatë për media thuhet se ”për të publikuar fotografi apo video në grup (në rastet ku subjekte të të dhënave fotografike apo filmike janë nxënësit e mitur), gjithsesi duhet marrë pëlqimi i prindërve paraprakisht”, duke shtuar se “veç kësaj, mësimdhënësit udhëzohen që komunikimin e karakterit individual të suksesit të nxënësve, vërejtjet rreth disiplinës, t’ua përcjellin prindërve në forma individuale, qoftë edhe përmes mediumeve sociale, por në asnjë mënyrë brenda grupit, që mund ta cenojë dinjitetin e individit”.


“Pas shqetësimeve të ngritura lidhur me publikimin e një fotografie në mediumin social ‘Facebook’, ku shihen dhjetë (10) nxënës të rreshtuar para tabelës së zezë në mësojtoren e tyre, e që besohet se publikimi është bërë nga mësuesja e këtyre nxënësve (subjekte të të dhënave personale), duke e përdorur publikimin e fotografisë si mekanizëm ndëshkimi për mosbindje ndaj detyrës së dhënë apo për mungesë të higjienës personale, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si autoriteti i vetëm i mandatuar për mbikëqyrjen e përpunimit të të dhënave personale, konstaton se publikimi i të dhënave (fotografike), pa pëlqimin paraprak të subjektit (personit/ave) të fotografuar, përbën shkelje të privatësisë së individ dhe si e tillë është i dënueshëm me ligj. Duke marrë shkas nga rasti i djeshëm i publikimit të fotografisë së nxënësve,me qëllime denigruese, i cili është bërë brenda një grupi të mbyllur anëtarësh në ‘Facebook’, Agjencia këshillon mësimdhënësit, të cilët, në cilësinë e administruesit të grupeve të këtilla, aplikojnë komunikimin me prindër përmes grupeve të mbyllura në kuadër të ‘Facebook’-ut apo të ndonjë mediumi tjetër social, që t’i shfrytëzojnë këto hapësira të komunikimit në grup për njoftime, shpallje, etj”, thuhet në komunikatën e tyre.

Ndryshe, mësuesja Lindita Ilazi – Fazliu nga shkolla fillore “Emin Duraku” në Prishtinë ka zgjedhur një mënyrë jo të zakonshme për t’i ‘gjykuar’ nxënësit e saj, të cilët sipas mësueses, nuk kanë kryer një obligim që ajo ua ka dhënë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë

Lajme
Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq –  Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve

Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq – Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve

Lajme
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Lajme
Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta

Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta

Lajme
Vonohen pagesat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor

Vonohen pagesat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor

Lajme
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate

Lajme
Kalo në kategori