LAJMI I FUNDIT:

Reagojnë organizatorët e iftarit në shesh: Thasët e pastrimit janë shqyer nga qentë endacakë

Reagojnë organizatorët e iftarit në shesh: Thasët e pastrimit janë shqyer nga qentë endacakë

Pas akuzave të drejtuara nga drejtori i shërbimeve publike, Bekim Brestovci, lidhur me mbeturinat pas iftarit të organizuar në sheshin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka dalë me një reagim zyrtar për të shpjeguar situatën.

Sipas reagimit të tyre, aktivistët dhe anëtarët e shoqatës fillimisht kishin marrë të gjitha masat e duhura për të pastruar hapësirën pas përfundimit të ngjarjes fetare.

“Ne, si organizator, menjëherë pas përfundimit të iftarit, aktivistët tanë kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për ta pastruar sheshin”, thuhet në deklaratën e shoqatës.


Megjithatë, ata sqarojnë se pavarësisht përpjekjeve fillestare për pastrim, gjatë natës thasët e pastrimit, janë shqyer nga qentë endacakë dhe është krijuar ajo pamje, që është aspak e mirë.

Shoqata “Bereqeti” ka shprehur keqardhje të thellë për pamjet e krijuara dhe ka kërkuar ndjesë publike, duke nënvizuar marrëdhënien e tyre me komunitetin dhe përkushtimin ndaj mbajtjes së ambientit të pastër.

“Shprehim keqardhjen tonë dhe njëkohësisht kërkojmë ndjesë për ndjesinë e krijuar, qoftë te zyrtarët e Komunës, të cilët i falënderojmë për mbështetjen, e po ashtu edhe te qytetarët e Prishtinës dhe te besimtarët tanë.”

Në fund, shoqata ka zotuar se do të marrë masa shtesë për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen dhe ka shprehur vullnetin e saj për të përmirësuar praktikat e organizimit të evenimenteve të mëdha publike.

“Edhe njëherë kërkojmë ndjesë nga të gjithë dhe shprehim zotimin tonë që herëve të tjera gjërat e tilla nuk do të përsëriten”, përfundon deklarata.

Ndërsa Komuna ka paralajmëruar se do të gjobiten përgjegjësitë, ndërkaq Drejtoria e Shërbimeve Publike ka angazhuar punonjës për të pastruar gjithë sheshin.

“Personat që e kanë lënë sheshin në këtë gjendje do të gjobiten nga organet përgjegjëse, ndërsa Drejtoria e Shërbimeve Publike ka angazhuar punonjës për të pastruar gjithë sheshin”, thuhet në njoftimin e komunës.

Iftari i shtrua në sheshin “Adem Jashari”, nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” dhe organizata “Swiss Barakah Charity”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori