LAJMI I FUNDIT:

Reagojnë ambasadat: Kërkesat për mbështetje të PSP-së nuk janë të paarsyeshme

Reagojnë ambasadat: Kërkesat për mbështetje të PSP-së nuk janë të paarsyeshme

Ambasada e SHBA-së në Maqedoni i inkurajon partitë politike që tu përmbahen detyrimeve të marra përsipër me nënshkrimin e Marrëveshjes së Përzhinos që nga 20 korriku, dhe kjo, sipas ambasadës, duke përfshirë përkrahjen e punës së Prokurorisë Special Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Ambasada thonë se kërkesat e PSP-së për mbështetje për hetim të plotë dhe të pavarur janë të arsyeshme.

“Ne i inkurajojmë të gjitha partitë të mbështesin obligimet e ndërmarra sipa Marrëveshjes së Përzhinos më 20 korrik, e cila duhet të sigurojë zgjedhje të besueshme, punë pa pengesa të Prokurorisë Speciale Publike, dhe vëzhguesit e pavarur të mediave. Vendosja e përgjegjësisë për përgjimet e paautorizuar dhe akuzat për shpërdorim të detyrës janë thelbësore për dalje nga kriza politike në të cilën është Maqedonia. Ne besojmë se kërkesat e PSP për mbështetje të hetimit të plotë dhe të pavarur janë të arsyeshme”, thuhet në reagimin e ambasadës.


Reagime të ngjashme ka pasur edhe nga Delegacioni i BE-së në Shkup dhe Ambasadës së Holandës. Nga Delegacioni i BE-së, thonë se për rolin e PSP-së ranë dakord të gjitha palët si pjesë e Përzhinos dhe të njëjtit kanë mbështetur në mënyrë të përsëritur angazhimin e PSP-së.

“BE-ja i inkurajon të gjithë që të veprojnë në përputhje me detyrat e tyre dhe rëndësinë e përgjegjësisë”, thonë nga delegacioni i BE-së në Shkup.

Ambasada holandeze tha se PSP luan një rol kyç në për daljen e vendit nga kriza politike dhe se është e nevojshme për mbështetje të vazhdueshme nga të gjitha partitë e përfshira, që PSP të jetë në gjendje të përmbushë misionin e saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori