Reagimi i i Ronaldos pasi zbuloi se nuk është në top 10 lojtarët në botë

Federata Ndërkombëtare për Histori dhe Statistika të Futbollit (IFFHS) ka publikuar në faqen e saj listën e dhjetë futbollistëve më të mirë të vitit 2023.
Ylli i Al Nassr, Cristiano Ronaldo nuk e ka gjetur veten në listën e më të mirëve të vitit nga IFFHS.
Kjo zgjedhje nuk i ka pëlqyer aspak portugezit të famshëm, i cili e ka shprehur mendimin e tij me emoji të qeshur në rrjetet sociale.
Ronaldo luan në Saudi Al Nassr dhe shënoi më shumë gola nga çdo lojtar në botë këtë vit kalendarik – 53 sosh, dhe ndoshta kjo është arsyeja pse ai mendon se duhet të ishte në këtë listë.
Lista kryesohet nga Erling Haaland, i dyti Kylian Mbappe dhe i treti Lionel Messi.
Në listë gjenden edhe emra si Rodri, Jude Bellingham, Kevin de Bruyne, Harry Kane, Bernardo Silva, Vinicius Junior dhe Lautaro Martinez.



















































