Reagimet e lojtarëve të ekipit Bad News Eagles pas fitores ndaj ekipit më të mirë në botë FaZe

Bad News Eagles ka lënë pa fjalë gjithë skenën e CS:GO pas fitores ndaj ekipit më të mirë në botë FaZe, duke i eliminuar përfundimisht nga turneu IEM Rio Major në Brazil.
Ndeshja e cila përcolli emocione deri në sekondat e fundit, përfundoi me rezultat 2-1 në të mirë të ekipit shqiptar, të cilët tani janë dy fitore larg fazës tjetër.
Menjëherë pas fitores ndaj ekipit FaZe nuk kanë munguar as reagimet e yjeve të ekipit shqiptar në rrjetet sociale.
Rigon ‘rigoN’ Gashi: “E zhgënjeva skuadrën time, u rikthyem dhe arritëm të fitojmë kundër FaZe Clan jam shumë i lumtur, le të shkojmë”.
Flatron ‘juanflatroo’ Halimi: “yoo ne sapo mundëm ekipin më të mirë në botë gg's FaZe Clan, jam pa fjalë”.
Dionis ‘sinnopsyy’ Budeci: “O Zot sapo fituam 2:1 kundër FaZe Clan, ggwp, një nga lojërat më të çmendura të jetës sonë kundër ekipit më të mirë në botë! Shumë i lumtur dhe krenar për ekipin! Le të shkojmë Bad News Eagles”.
Genc ‘gxx-‘ Kolgeci: “2-1 kundër FaZe Clan, nuk kemi mbaruar ende, le të shkojmë”.
Klesti ‘stikle’ Kola: “Ne mundëm FaZeClan 2-1 dhe vazhdojmë të qëndrojmë gjallë në turne. Ishte një shfaqje e keqe dje, por ne patëm një bisedë të gjatë ekipore për të mohuar efektet e një ngjarjeje të madhe. 1-2 dhe shkojmë kundër Natus Vincere nesër. #vazhdoni të besoni #bNE”.
/Telegrafi/



































