LAJMI I FUNDIT:

Rasti i Kumanovës, gjykata sot vendos për Sulejman Osmanin

Rasti i Kumanovës, gjykata sot vendos për Sulejman Osmanin
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-09 20:18:01Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Gjykata në Shkup në sot është paraparë ta jep vendimin për Sulejman Osmanin, i akuzuar në rastin Kumanova. Gjykimi i Osmanit është bërë ndarazi nga pjesëtarët e tjerë të grupit “Kumanova”.

Ai një seancë të mbajtur ditë më parë ka dhënë fjalën përfundimtare, ku ka mohuar aktakuzën për terrorizëm dhe ka theksuar se ai dhe bashkëluftëtarët e tij nuk qëndruan në Kumanovë për të mbrojtur as Ali Ahmetin e as Nikolla Gruesvkin, por për të avancuar të drejtat e shqiptarëve.

“Në Maqedoni nuk kemi ardhur as për Gruevskin dhe as për Ali Ahmetin ashtu siç flitet, por ne jemi këtu për shqiptarët, që të mos ketë më raste të montuara ashtu siç edhe ka pasur më parë. Unë ju flas në emër të UÇK-së dhe ju them se nëse duan të kenë bashkëjetesë me shqiptarët do të duhet të plotësohen të drejtat e tyre dhe të mos ketë raste të montuara politike. Të arrestuarit e logjistikës janë të pafajshëm, ata nuk i njoh, ata janë të varfër dhe i keni arrestuar pa pikë faji”, tha i akuzuari Sulejman Osmani.


Prokuroria në fjalën përfundimtare tha se deri më tani është vërtetuar se i akuzuari Sulejman Osmani ka marr pjesë në sulmin e Gushincës dhe në Lagjen e Trimave dhe për këtë arsye kërkojmë që i njëjti të gjykohet në bazë të veprave që janë ngritur ndaj tij, për terrorizëm dhe organizatë terroriste.

Sulejman Osmani ishte personi i parë që u dorëzua në lagjen e trimave më 9 maj dhe më pas duke i treguar aratimin policisë të marrë nga stacioni policor në Grushinë u arratis. Ai pas disa muajsh u arrestua në Kosovë dhe më pas u ekstradua në Maqedoni.

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori