LAJMI I FUNDIT:

Rasti Dehari, Ministrja Haxhiu tregon arsyet pse u shkarkua kryeinspektori i MD-së

Rasti Dehari, Ministrja Haxhiu tregon arsyet pse u shkarkua kryeinspektori i MD-së

Të hënën e 13 marsit është shkarkuar kryeinspektori i Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë, Ylber Topalli, për çështjen e rastit të Astrit Deharit.

E ftuar në RTV Dukagjini, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar arsyet se pse është marrë një vendim i tillë.

Një nga arsyet e shkarkimit të tij, sipas saj është se Topalli i ka marrë pamjet e kamerave të burgut të Prizrenit, para Policisë së Kosovës, e që një gjë e tillë është e ndaluar me ligj.

Kurse, arsyeja e dytë sipas saj, është nënshkrimi i dy raporteve për Astrit Deharin, ku në njërin thuhej se po bëhej inspektim për vdekje e në njërin për vrasje.

“Pasi ka përfunduar faza e inspektimit, më kanë adresuar një raport i cili adreson shumë shkelje, në raport me përgjegjësit. Dy zyrtarë që aso kohe kanë shkelur detyrat e tyre, të cilët kishin marrë kamerat para policisë, në shpërputhje me kompetencat ligjore”, ka deklaruar Haxhiu.

“Dje është shkarkuar edhe kryeinspektori Topalli, përveç që kishte marrë kamerat para policisë, kishte nënshkruar dy raporte brenda një kohe të shkurtër, ku në njërin thuhej se po bëhej inspektim për vetëvrasjen e Astrit Deharit, dhe në tjetrin për vdekjen. Ai e ka mohuar që njëri prej raporteve është nënshkruar nga ai. Kjo është shkelje, ne nuk mundemi ta verifikojmë nënshkrimin por e kemi parë që është nënshkrimi i njëjtë si në dokumentin tjetër”, ka thënë ajo./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori