LAJMI I FUNDIT:

Rasti Dehari, arrin në Prokurorinë Speciale ekspertiza shtesë

Rasti Dehari, arrin në Prokurorinë Speciale ekspertiza shtesë

Në Prokurorinë Speciale të Kosovës ka arritur ekspertiza shtesë në rastin e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Kështu ka njoftuar avokati Tomë Gashi përmes një njoftimi në Facebook. Gashi ka thënë se nuk e dinë se çfarë është shkruar në ekspertizën shtesë, të cilën sipas tij e kanë pritur që nga tetori i vitit 2020, duke shtuar se janë të sigurt se ekspertiza shtesë do ta konfirmojë ekspertizën e shtatorit të vitit 2019.

“Ekspertiza e Institutit te Mjekësisë Ligjore te Lozanes në Zvicër e shtatorit te vitit 2019 ka eliminuar edhe hipotezën e vetëvrasjes se Astrit Deharit. Hipoteza e vetëvrasjes se z.Dehari Astrit me mjetet e paraqitura nga mjekët ligjor nuk duket e vërtete. Për këtë arsye rrethanat e vdekjes se z.Dehari Astrit janë, sipas mendimit tonë, të përfshira me një dyshim të intervenimit të personit të tretë në procesin fatal…”, thuhet në ekspertizën e vitit 2019, sipas Gashit.


Astrit Dehari është gjetur i vdekur në qendrën e paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016 në rrethana që ende vazhdojnë të jenë të paqarta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori