Franca ka propozuar një rregullore të re për vendet të cilat duhet të bëhen pjesë e bashkimit evropian. Njohësit e politikave ndërkombëtare thonë se me zbatimin e kësaj rregullore, Kosova për të hapur negociatat me BE-në, duhet t’i plotësojë kushtet që vendet e tjera i kanë plotësuar për anëtarësim.
Franca ka paraqitur një dokument në lidhje me reformimin e procesit të zgjerimit të BE-së, ose ndryshimit të proceduarave të anëtarësimit.
Naim Rashiti nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan, thotë se kushtet që kanë plotësuar vendet e tjera për anëtarësim në BE, me reformat e reja, vendet e Ballkanit duhet t’i plotësojnë të njëjtat vetëm për hapje të negociatave.
“Kosova është tmerrësisht larg çdo fillimi të procesi të integrimit për shumë arsye. Tani është shumë larg edhe nga procesi i liberalizimit të vizave. Ballkanit Perëndimor do t’i kërkohet që shumicën e detyrave dhe reformave që mund të bëhen gjatë procesit të integrimeve, t’i kryej para procesit të integrimeve”, deklaron për RTV Dukagjinin, Naim Rashiti.
Visar Xhambazi nga organizata D4D, thotë se presidenti francez Emmanuel Macron, e ka bërë një propozim të tillë për tu paraqitur si lider i Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi.
“Konsideroj që në këtë proces të tërheqjes së zonjës Merkel dhe procesit të BREXIT, Macron po bënë disa ndryshime taktike që ta paraqes vetën si një lider i ri i Bashkimit Evropian”, deklaroi Visar Xhambazi.
Me propozimin e ri, parashihet që në vend të 35 kapitujve aktualë të bisedimeve të jenë shtatë faza të procesit të pranimit./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ShBA-ja përmend Kosovën për ekstradimin e vëllezërve Kutleshi

Plenkoviq thotë se në disa shtete të Ballkanit, i pranishëm ndikimi rus

Formimi i qeverisë së re, kërkesat e partive jo shumicë shihen si të padrejta

Hetimet për vrasjen në Kaçanik pa përparim, ekspertët: Të dyshuarit mund të kenë kaluar kufirin

Çka mund të mësojë Kosova nga udhëzimi i BE-së për furnizime në rast krizash?

Shëngjini popullohet nga pushuesit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Vserlo e pranon se ka xhiruar filma për të rritur

Evakuohet parlamenti kanadez, policia: Qëndroni larg, mos iu afroni zonës

Gjermania konsideron tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA: Duhet ta kthejmë, vlen 113 miliardë euro

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat