LAJMI I FUNDIT:

Rashiq kundër shpalljes së Listës Serbe organizatë terroriste: Ajo duhet larguar nga skena politike në një tjetër mënyrë

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se është kundër shpalljes së Listës Serbe si organizatë terroriste dhe largimin e saj nga jeta politike.

Politikani serb i Kosovës mendon se Lista serbe duhet larguar nga skena politike në një tjetër mënyrë.

“Edhe pse nuk jam jurist dhe nuk mund të flasë në emër të organeve kompetente, unë nuk jam për përjashtimin e Listës Serbe sepse konsideroj se ajo duhet të rrëzohet në aspektin politik, ashtu siç e meritojnë”, ka deklaruar Rashiq në një intervistë për Telegrafin.


Rashiqi thotë se rënien e Listës serbe e dëshiron përmes zgjedhjeve e jo përmes veprimeve institucionale.

Rashiq: Vuçiqi është radikal i vjetër, mua si serb më vjen turp që ai është president i Serbisë
Lexo po ashtu Rashiq: Vuçiqi është radikal i vjetër, mua si serb më vjen turp që ai është president i Serbisë

“Dëshira ime është që vet populli serb në veçanti të kuptojnë se kush janë njerëzit e Listës Serbe, dhe t’i dënojnë ata me vota, ti dënojnë me përjashtim nga jeta politike ashtu siç e bën populli gjithmonë”.

Politikani serb i Kosovës megjithatë thotë se Lista serbe nuk mund t’i ik përgjegjësisë.

“Pavarësisht se tash nga Lista Serbe mund të dorëhiqet ndonjë person, në momentin kur ka ndodhur ngjarja ata kanë qenë pjesëmarrës e madje udhëheqës të partisë. Unë jam për të marrë përgjegjësi por nuk jam për të shpallur atë me ndonjë statut tjetër”, ka deklaruar ndër të tjera Nenad Rashiq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Kronika e Zezë
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Kalo në kategori