Mesfushori nga Vushtrria ka shënuar golin e tretë të takimit në minutën e 54-t, duke vulosur fitoren e ekipit të tij ndaj Excelsior në Roterdam.

Tri pikë mjaft të vlefshme për skuadrën e tij e një tjetër paraqitje e mirë për lojtarin e Shpresave të Shqipërisë që tashmë pritet të thirret edhe nga De Biassi për miqësoret e nëntorit.


Anësori i djathtë ofensiv ka luajtur titullar çdo ndeshje të këtij sezoni te Vitesse, duke shënuar edhe tre gola në kampionat.

Rashica ka qenë pjesë e Kosovës së Albert Bunjakut për disa ndeshje. /Telegrafi/ 


Rashica GOAL (0:3) Excelsior vs Vitesse 31/10/2015 by bekimlorini

telegrafi sport app