Raportohet hapja e një profili të rremë në emër të një gruaje në TikTok, rasti po hetohet në veri të Mitrovicës

Një grua ka raportuar se në rrjetin social në “TikTok” është hapur një profil i rremë në emër të ankueses duke bërë postime e komente fyese në emrin e saj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:55 në rrugën “Vlade Cvetovic”, në veri të Mitrovicës.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në rrjetin social 'TikTok' është hapur një profil i rremë në emër të ankueses dhe bën postime e komente fyese në emrin e saj, pa pëlqimin e saj. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































