Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit, duke bërë të ditur të gjitha nrastet që janë raportuar në këtë intitucion gjatë kësaj periudhe kohore.

Në këtë raport bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 6 raste të dhunës në familje, ku katër prej këtyre rasteve janë raportuar në qytetin e Gjakovës, ndërsa një rast është raportuar pranë stacionit policor në Malishevë.


Në raportin policor bëhët e ditur se janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat pas një mosmarrveshje ishin përleshur në mes vete. Të dyshuarat nuk kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Raporti policor po ashtu njofton se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte filluar  të bërtas dhe të thyej gjësende nëpër shtëpi. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit mbahet në ndalim policor.

Ndërsa në raportimin e radhës thuhet se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, e kishte kanosur dhe kishte tentuar ta sulmoj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Përmes këtij raporti 24 orësh nga ana e Policisë së Kosovës bëhët poashtu e ditur që ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar përdorues i narkotikëve i kishte shkaktuar dhunë psiqike. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit mbahet në ndalim policor.  

Tutje në rapotrin 24 orësh të Policisë së Kosovës, përkatësisht DRP në Gjakovë, thuhet se viktima femër kosovare  me datën 21.05.2025  ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.