LAJMI I FUNDIT:

Raportimet për shkarkimin e Krasniqit, Haxhiu: Bordi nuk pati guxim, i hasi sharra në gozhdë

Raportimet për shkarkimin e Krasniqit, Haxhiu: Bordi nuk pati guxim, i hasi sharra në gozhdë

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës (ShKUK), Valbon Krasniqi, u raportua dje në media se do të shkarkohet nga kjo pozitë.

Bordi drejtues i ShSKUK-së dje mbajti mbledhjen, por një vendim i tillë nuk u mor.

Në një njoftim për media, Bordi pas takimit bëri të ditur se “ka shqyrtuar raportin final të Zyrës Kombëtare të Auditimit për SHSKUK, si dhe pika të tjera të përcaktuara më parë me rendin e ditës”.

“Shqyrtimi përmbajtjes së raportit të auditimit do të vazhdojë në mbledhjen e radhës të Bordi Drejtues”, u tha në njoftim.

Telegrafi disa herë ka provuar të kontaktojë me Krasniqin, por i njëjti nuk i është përgjigjur telefonatave.

Ndërkohë, lidhur këtë rast sot ka shkruar në Facebook deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, i cili ka thënë se Bordi i ShSKUK-së nuk ka guxuar ta shkarkojë Krasniqin.

Kjo pasi sipas tij, Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur keqpërdorime të shumta në ShSKUK dhe se Bordi ka bërë përpjekje që përgjegjësinë t’ia faturoj vetëm të Krasniqit duke e shkarkuar atë.

“Por, siç duket Bordit diçka i hasi sharra në gozhdë, pasi dr.Krasniqi ka njohuri dhe të dhëna konkrete të keqpërdorimit dhe keqmenaxhimit nga ana e Bordit të SHSKUK-se dhe përgjegjës për shkeljet po e bën Bordin”, ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori