Pasditen e së premtes, Dukagjin Lipa, 49 vjeç, u ul prapa skenës në festivalin e parë muzikor të Kosovës, me sy të zymtë dhe u përpoq t’i shpërfillte dy celularët që rrinin në tryezë përpara tij.
“Oh, Zoti im,” tha ai. “Nuk kam fjetur për 48 orë”.
Themelimi i festivalit tre-ditor Sunny Hill – i kryesuar nga vajza e tij, ylli i popit Dua Lipa – ishte duke dështuar.
“Asnjë promotor nuk do të vinte me dëshirë në Kosovë. Është një makth logjistik. Është një makth financiar”, tha ai, kur u pyet pse askush nuk kishte bërë një ngjarje të ngjashme më parë.
Kështu e nis raportin e gjerë rreth festivalit gazeta më prestigjioze amerikane The New York Times.
Lipa pohoi se kishte blerë pajisje speciale të skenës me vlerë dy milionë dollarë nga Rumania dhe kishte thirrur disa persona në telefon në mënyrë që t’i lehtësohet kalimi nëpër dogana.
“Ne nuk thyem asnjë rregull, thjesht e bëjmë të lehtë për një gjë të mirë”, shtoi ai.
Ai ndjeu nevojën për të bërë një festival gjigant për një arsye të thjeshtë “Për më shumë se 50 vjet, ka pasur një keqkuptim për Kosovën. Nuk është ajo që ju lexoni”.
Në mendjen e shumë, tha ai, imazhi i Kosovës ishte ende i formësuar nga lufta në fund të viteve 90-ta, në të cilat shqiptarë luftuan për pavarësi nga Serbia dhe kriza e refugjatëve që pasoi.
Dugi dhe familja e tij janë shqiptarë etnikë, si rreth 90 për qind e popullsisë së vendit, shkruan më tutje gazeta.
Marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë mbeten të tensionuara. Të dy vendet ende nuk janë dakorduar me një kufi, një hap kyç për Serbinë që të jetë në gjendje të bashkohet me Bashkimin Evropian.
Situata politike shton perceptimet e dobëta për Kosovën, tha Lipa. Ai e ndjen atë kur njerëzit e pyesin se nga cili vend e ka prejardhjen, shtoi ai. Kur u thotë “Kosova”, ata shpesh përgjigjen, “Oh, sa e trishtuar, ndihem shumë keq për ty”.
Lipa tha se do të dëshironte të tregonte se Kosova ishte një vend i gjallë ku njerëzit mund të kishin një jetë të mirë. “Ne kemi problemet tona, por ne kemi një nga rinit më të mrekullueshëm në këtë pjesë të botës”, tha ai. “Ata janë inteligjentë, janë krijues. Ata kanë diçka për të thënë”.
Serbët, shumë prej të cilëve e shohin Kosovën si një pjesë integrale të vendit të tyre dhe nuk e njohin atë si një komb të pavarur, vështir se mund binden për të ardhur në festival. “Iu përgjigja një fëmijë serb disa orë më parë në Instagram”, tha Lipa. “Ai pati një koment poshtërues për shqiptarët dhe i thashë, ‘Do të ishte shumë më e bukur nëse do të vinit këtu dhe të argëtoheni me fqinjët tuaj. Nëse ju e bëni, unë do t’ju siguroj biletë”.
Por nuk ishte vetëm një audiencë ndërkombëtare që festivali kishte nevojë: Për të plotësuar kapacitetin prej 15 mijë personave, ai duhej të gjente një vend. Lipa kishte disa probleme rreth kësaj. Kishte edhe ankesa për çmimin e biletave: 55 euro, ose rreth 62 dollarë. Mbi gjysma e popullsisë prej 15 deri 24-vjet të Kosovës janë të papunë, sipas Kombeve të Bashkuara, kështu që ata kanë pak të ardhura në dispozicion.
Lipa tha se biletat kishin atë çmim për shkak se po përpiqej të organizonte ngjarjen sipas standardeve ndërkombëtare, duke përfshirë aktor të njohur botëror, si vajza e tij, Dua Lipa. Ylli i popit ka lindur në Londër, por kaloi katër vjet të fëmijërisë në Prishtinë. Ajo rregullisht tregon rrënjët e saj kosovare në intervistat dhe 16 milionë ndjekësit në Instagram. Muzikantë të tjerë kosovarë, si Rita Ora, kanë tërhequr vëmendjen e botës.
Lipa ka lindur në Prishtinë kur ishte pjesë e Jugosllavisë. Babai i tij ishte kreu i institutit të historisë së Kosovës, nëna e tij një mësuese, dhe ai kishte një jetë të rehatshme, të klasës së mesme. Në moshën 15-vjeçare, ai u dashurua në kitarë dhe në një farë mënyre shkroi hite me miqtë e tij, por nuk kishte para për të bërë videoklipe në gjuhën shqipe, prandaj, ndoqi këshillën e prindërve dhe filloi punën si dentist.
Studimet i zgjatën më shumë se sa duhet. Qeveria e Jugosllavisë ndaloi mësimin në gjuhën shqipe në Universitetin e Prishtinës në vitin 1991 dhe Lipa u zhvendos në Bosnje për të vazhduar kolegjin. Atë e përfshiu lufta, kaloi dy muaj në Sarajevën e rrethuar dhe përfundimisht u nis për në Londër. Kishte ngjarje të tilla si ato që e kishin bërë atë patriot, tha ai, duke shtuar se që nga ajo kohë ka provuar këtë frymë ta përcjell edhe te fëmijët e vetë.
Një ndjenjë e fortë e identitetit shqiptar ishte kudo në festival. Dua Lipa ishte veshur me ngjyrë të kuqe dhe të zezë, ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptar, gjatë performancës 90. Ajo fliste pothuajse tërësisht në gjuhën shqipe mes këngëve. Më vonë, ajo mbajti flamurin shqiptar lart për të entuziazmuar tifozët.
Shumë nga akterët, duke përfshirë rep artistët si M.C. Kresha e deri tek Jericho, elektrizuan publikun duke bashkuar dy duar që përfaqësonin shqiponjën e zezë mbi flamurin e Shqipërisë. Edhe reperi amerikan, Action Bronson, babai i të cilit është shqiptar, gjithashtu bëri gjestin e njëjtë.
Flamuri i kaltër i Kosovës, i cili përmban gjashtë yje për të përfaqësuar grupet kryesore etnike të vendit, nuk ishte aty në koncert.
Në festival kishte edhe të huaj. Të premten në mëngjes, Sara Aleksieska, 18 vjeçare, një nxënëse e shkollës së mesme nga Maqedonia, mori rrugën me minbus për në Prishtinë, me motrën e saj dhe një mik. Ishte hera e parë që po shkonte në Kosovë, tha ajo, dhe nuk e dinte se çfarë po e priste. Sa herë që prindërit i kishin folur për vendin, gjithnjë ka të bëjë me politikën dhe gjithmonë shumë serioze.
Por të shtunën në mbrëmje, Aleksieska tha se do të përpiqet të sjellë prindërit vitin e ardhshëm.
“Do të kthehem dhe do t’u them atyre se sa i madh është ky vend”, tha ajo. Gjithkush ishte miqësor, grupet ishin të mëdha dhe ushqimi ishte i lirë, shtoi ajo. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është në rregull, nuk ka pasur tentativë nga personat e tjerë që të më kontaktojnë
Xheneta i drejtohet Xuxit: Ua mbylli të gjithëve, iu mbajë në kukë
Aktorja e njohur tregon se punonte në McDonald’s për të mbajtur familjen
Teuta Selimi ndahet nga burri?
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big Brother
“Rashë në 43 kilogramë” - Loredana rrëfen në librin e ri depresionin pasi u nda nga Mozzik
Xheneta për banorin e ri, Eduartin: Famën që e ka jashtë katastrofë
Djali i Angelina Jolie, Knox bën një paraqitje të rrallë, teksa i bashkohet së ëmës në 'Governors Awards’ 2024
“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit