Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar raportin “Miliona për Cent”, i cili shpërfaq gjetjet nga monitorimi i procesit të prokurimit në Agjencinë Qendrore të Prokurimit (AQP) lidhur me kontratën për furnizim me karburante për nivelin lokal të ndërmarrë nga AQP.
Blerim Gjoni nga KDI, duke prezantuar gjetjet dhe rekomandimet e këtij raporti ka theksuar se përmes tij, janë trajtuar disa nga problemet aktuale të këtij sektori dhe janë ofruar rekomandime konkrete për parandalimin e humbjes së parasë publike si dhe rritjen e llogaridhënies në prokurim publik.
Gjoni ka theksuar se bazuar ne monitorimin e kontratës në fjalë del se veprimet institucionale nuk kanë qenë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me praktikat e mira të prokurimit, siç janë mangësitë në planifikim të aktivitetit të prokurimit, kritere diskriminuese në tenderim, vonesat e shumta deri të nënshkrimi i kontratave si pasojë e ankesave të shumta, dhënia e kontratave me çmime jonormalisht të ulëta dhe monitorimi joefektiv i zbatimit të kontratave.
“Njoftimi për kontratë për këtë tender ishte shpallur në muajin dhjetor 2016 për t’u zgjatur procesi i prokurimit deri në muajin korrik 2018. Procesi i tejzgjatur ishte pasojë e ankesave të shumta nga tenderuesit kundrejt vendimeve të AQP-së, përmes së cilave këta të fundit kishin shfaqur pakënaqësitë në lidhje me vlerësimin e tenderëve sipas disa kritereve të pabazuara ligjore të vendosura në dosjen e tenderit, ku disa nga këto pretendime ankimore më vonë ishin cilësuar nga OSHP-ja si të bazuara”, ka shpjeguar ai.
Ankesat kishin të bënin edhe me dhënien e kontratave me çmime jonormalisht të ulëta. Lidhur me këtë Gjoni theksoi se dhënia e kontratave me çmime jonormalisht të ulëta është e rrezikshme për autoritetin kontraktues dhe për interesin publik në përgjithësi.
“Tenderët jonormalisht të ulët mund të dështojnë, posaqërisht në rastet kur një operator ekonomik ka keqkuptuar kompleksitetin e realizimit të kontratës apo nuk ka marrë parasysh të gjitha kostot dhe rreziqet e prokurimit”, vazhdoi tutje ai.
AQP-ja, përpos përzgjedhjes së operatorëve ekonomik kishte edhe rolin e monitoruesit të implementimit të kontratës, dhe sipas Gjonit edhe në këtë pikë ka pasur ngecje.
Me qëllim të eliminimit të problemeve nga dhënia e kontratave me çmime jo-normalisht të ulëta, KDI-ja rekomandon që AQP-ja të trajtojë kujdesshëm tenderët jonormalisht të ulët.
Po ashtu KDI-ja rekomandon që më qëllim ngritjes së cilësisë së vendimeve, OSHP-ja të trajtojë kujdesshëm konstatimet e Ekspertit Shqyrtues, provat në dispozicion dhe argumentet e sjella nga palët pjesëmarrëse në procedurë.
Gjithashtu rekomandohet që edhe KRPP-ja si institucion mbikëqyrës i prokurimit në Kosovë, të jetë më proaktiv në vëzhgimin e aktiviteteve të prokurimit ku trajtohen tenderët jonormalisht të ulët, si një dukuri mjaft e përhapur, sidomos tek kontratat e furnizimit me karburante dhe të ofrojë një opinion të përgjithshëm mbi këtë çështje që do eliminonte mundësitë e përsëritjes së problemeve të ngjashme në të ardhmen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite