Tema e veriut të Kosovës dhe raportet Kosovë-Serbi, kanë qenë dy nga temat me të cilat është keqinformuar më së shumti publiku nga mediat në gjuhën serbe.
Kështu thotë raporti “Prapa Ekraneve: Raport vjetor për gjendjen e çrregullimit informativ”.
Kjo situatë është monitoruar gjatë gjashtë muajve të këtij viti dhe gjashtë muajve të fundit të vitit paraprak. Po ashtu, u theksua se përmbajtjet keqinformuese në fushën sociale janë në vendin e dytë pas politikës dhe të njëjtat janë shpërndarë nga media dhe publikues të ndryshëm në gjuhën shqipe.
Festim Rizanaj nga Hibrid.info tha se ky raport pasqyron gjendjen e çrregullimit informativ gjatë periudhës janar-qershor 2023, duke bërë analizë krahasimore me gjashtë mujorin e fundit të vitit paraprak.
“Qëllimi i këtij raporti është analizimi i çrregullimit informativ në Kosovë dhe mjedisit medial në vend. Në funksion të analizës dhe shqyrtimit të sfidave të çrregullimit informativ në Kosovë, raporti përbëhet prej tre pjesëve kryesore. Pjesa e parë shqyrton kontekstin medial të çrregullimit informativ dhe kontekstin politik e socio-ekonomik të mjedisit medial.
Pjesa e dytë analizon gjerësisht gjetjet e monitorimit të periudhës gjashtëmujore të keqinformimit në Kosovë dhe krahasohen të dhënat me periudhën paraprake (korrik-dhjetor 2022). Pjesa e tretë trajton çështjet e rregullimit dhe vetërregullimit të mediave, si dhe mangësitë ligjore dhe institucionale që merren me rregullimin dhe vetërregullimin e mediave në Kosovë”, tha ai.
Në prezantimin e këtij raporti, autori Shkëlzen Osmani tha se tendenca e publikuesve në gjuhën shqipe është për të krijuar përmbajtje të vlerësuara si “clickbait”.
“Clickbait kemi pasur më së shumti gjatë periudhës së gjashtëmujorit të parë të vitit 2023, dezinformatë është renditur në vendin e dytë, lajm i rremë, mashtrim dhe kategori të tjera. Nëse e krahasojmë pra me llojet e kategorive, dezinformata është e para krahasuar me vitin e kaluar, clickbait, lajm i rremë, gabim etj… Shqyrtimi i të dhënave me bazë mujore tregon se dezinformata kishin vazhduar të mbizotërojnë edhe gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2023, si vazhdimësi e tendencës së muajit dhjetor 2022. Nga muaji shkurt e deri në fund të muajit të gjashtë, ato kanë rënë në vendin e dytë”, shtoi Osmani.
Po ashtu, theksoi se dezinformatat shpërndahen më shumë kur ka ngjarje politike.
“Në shumicën e rasteve kur veriu është i qetë stimulohet narrativi se serbët në Kosovë janë të kërcënuar se ekziston një plan i fshehtë nga institucionet e Kosovës për të dëbuar nga Kosova… Temat e keqinformimit edhe këtu veriu ka qenë dominant 10 për qind, ndërkaq raportet Kosovë-Serbi, për qind-qind. Nëse këto dyja bëhen bashkë dhe trajtohen si temat që ndërlidhen me raportet Kosovë-Serbi, atëherë mund të thuhet se është tematika kryesore mbi të cilën është keqinformuar.
Veriu, ngjarjet ndëretnike, raportet Kosovë-Serbi janë temat që përdoren më së shumti nga prodhuesit dhe shpërndarësit e përmbajtjeve keqinformuese që ndërlidhen me audiencën kosovare”, theksoi ai.
Pas politikës, mediat në Kosovë kanë keqinformuar në masë të madhe edhe për çështjet sociale.
Osmani njoftoi se policia është nga institucionet më të përfolura, ku mediat serbe kanë shkruar për masat e tyre. Po ashtu, theksoi se kryeministri Albin Kurti ka qenë personaliteti më i përfolur.
“Institucionet më të përfolura dhe personalitet më të përfolura. Policia e Kosovës është në vendin e parë, për arsye se kemi pasur ngjarje në veri dhe Policia e Kosovës ka qenë shumë e përfshirë. Kryesisht është përfolur kur ka pasur intervenime në veri dhe mediat në gjuhën serbe kanë raportuar për masa, forma brutale të reagimit të policisë apo tema të ngjashme të cilat nuk kanë qenë të vërteta.
Institucioni i dytë del të jetë NATO, Qeveria e Kosovës…Sa i përket personaliteteve, Albin Kurti vazhdon të jetë personaliteti më i përfolur, për shkakun se është kryeministri i Kosovës dhe gjithçka ndërlidhet me qeverinë”, theksoi ai.
Në raport kërkohet miratimi i Ligjit të ri për Komisionin e Pavarur për Media, duke përfillur rekomandimet e Komisionit Evropian. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës