Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar këtë të mërkurë raportin për terrorizmin për vitin 2016, në të cilin vlerëson përpjekjet dhe kontributin e Kosovës në luftimin e këtij fenomeni, por edhe ngre shqetësime për rritjen e ekstremizmit të dhunshëm islamik.
“Kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm islamik është rritur në Kosovë, i ndihmuar pjesërisht nga fondet e organizatave të huaja që predikojnë ideologji ekstremiste dhe dhunë të grupeve ekstremiste të cilat aktivisht përdorin mediat sociale për të përhapur propagandë dhe për të rekrutuar njerëz të rinj”, thuhet në raport, përcjell lajmi.net.
Aty përmenden edhe 315 kosovarë që kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për të luftuar në krah të ISIS-it apo Frontit al-Nusra (degë e Al Kaidas në Siri).
“58 prej tyre janë vrarë”, vlerëson raporti i DASH-it.
“Qeveria e Kosovës po zbaton një strategji gjithëpërfshirëse dhe plan veprimi për të luftuar Ekstremizmit të dhunshëm (CVE). Drejtoria kundër terrorizmit e Policisë së Kosovës (PK) po rrit kapacitetet e saja hetimore duke rritur personelin dhe duke zhvilluar një njësi kibernetike kundër terrorizmit”, thuhet tutje në dokument.
Sipas raportit, Qeveria e Kosovës ka vazhduar bashkëpunimin e ngushtë kundër terrorizimit me SHBA-të.
Tutje në raport përmendet edhe mungesa e shtrirjes së autoritetit të Qeverisë së Kosovës në veri të Kosovës, duke shtuar se në këtë pjesë janë KFOR-i, EULEX-i që po punojnë me Policinë e Kosovës që të zbatohet ligji dhe të ofrohet siguria e nevojshme.
“Kosova dhe Serbia fqinje nuk bashkëpunojnë në çështjen e kundër-terrorizimit”, thekson DASH, mirëpo aty përmendet marrëveshja e 2013-ës për menaxhimin e integruar të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Kosova është anëtare e Koalicionit Global për të Mposhtur ISIS dhe ka ndërmarrë hapa për të mbështetur linja të ndryshme të përpjekjeve brenda kufijve të aftësive të saj. Kosova është përqendruar kryesisht në dështimin e rrjedhës së luftëtarëve të huaj terroristë dhe ndjekjen dhe kufizimin e financimit për grupet terroriste. Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara (OKB); Megjithatë, Qeveria e Kosovës është zotuar për zbatimin e rezolutës 2178 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në mënyrë të njëanshme”, thuhet në raport.
Aty po ashtu theksohet edhe incidenti i 4 gushtit, kur një granatë goditi ndërtesën e Parlamentit të Kosovës. Për këtë sulm janë duke u mbajtur në paraburgim katër aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në raport lavdërohet edhe legjislacioni kosovar kundër terrorizimit, që përfshin edhe dënimin deri më 15 vjet burg të të kthyerve nga pjesëmarrja në luftërat e huaja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?