Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për Kosovën po shihet shqetësues për partitë opozitare dhe shoqërinë civile. Sipas tyre, në të njëjtin shpërfaqen ndërhyrjet e qeverisë në sistemin e drejtësisë, nivelin e korrupsionit, pandëshkueshmërinë e zyrtarëve të qeverisë, dhunën në familje dhe dhunën në baza gjinore.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, thotë se në raport e DASh-it nuk theksohet ndonjë progres në Kosovë gjatë vitit 2023.
Deputetja opozitare vë në pah edhe kufizimet serioze ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, përfshirë edhe nëpërmjet dhunës apo kërcënimeve ndaj gazetarëve.
“Nuk ka ndonjë progres për të cilin flet raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023. Krejt çka shohim janë probleme të cilat i përsëriten shtetit të Kosovës. Institucionet e Kosovës kanë dështuar për të krijuar institucione llogaridhënëse dhe kredibile. Raporti vë theksin për nivelin e korrupsionit dhe pandëshkueshmërinë e zyrtarëve të qeverisë në raport me korrupsionin. Po ashtu shqetësim mbetet edhe çështja e gjyqësorit për të cilin ka një adresim të qartë dhe një theks të veçantë në raport ka edhe të drejtat e njeriut, dhuna në baza gjinore dhe dhuna në familje…Ju e dini se tash e sa kohë ne kemi ngritur shqetësimet tona si opozitë për mënyrën sesi qeveria dhe ministrat me radhë kanë pasur ndikim në institucionet e drejtësisë, qoftë përmes deklaratave të tyre por edhe përmes sulmeve që kemi, do t’i përmend rastet ndaj Gjykatës Kushtetuese por edhe prokurorisë dhe gjyqësisë”, thekson Deliu.
Ndërkaq, sipas Lidhjes Demokratike e Kosovës, në raportin e DASh-it theksohet korrupsioni serioz i Qeverisë Kurti.
“Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar me shqetësim raportin e fundit të Departamentit amerikan të shtetit, për Kosovën për vitin 2023. Ky raport është konfirmim i të gjitha shqetësimeve tona të cilat janë ngritur në vazhdimësi. Raporti në fjalë i dha vulë paaftësisë së Qeverisë dhe korrupsionit, siç është cekur edhe në raport “korrupsionit serioz të Qeverisë”, thuhet në deklarimin e tyre për medie të martën.
Në anën tjetër, hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Vullnet Bugaku, thotë për KosovaPress së në raportin e DASh-it evidentohen disa probleme që ballafaqohet sistemi i drejtësisë, siç janë mungesa e llogaridhënës dhe mosefikasiteti në trajtimin e rasteve të korrupsionit.
Sipas tij në raport theksohet se qeveria s’ka treguar efikasitet në zbatimin e ligjit dhe po ashtu s’ka marrë asnjë masë ligjore ndaj zyrtarëve qeveritar që janë përfshirë në afera korruptive.
“Raporti ka evidentu disa probleme ose sfida që ballafaqohet sistemi gjyqësor. Në përgjithësi është fokusuar në ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor në Republikën e Kosovës, pastaj në mungesën e llogaridhënies së sistemit të drejtësisë, mosefikasitetin e trajtimit të rasteve të korrupsionit. Ajo çka është interesat është se raporti përmend dy shkaqe që lufta kundër korrupsionit në Kosovë mos të jetë efikase. Cilëson qeverinë se nuk është treguar shumë efikase në zbatimin e ligjit, për faktin se shumë zyrtarë të raportuar në medie se janë të përfshirë apo infiltruar në afera korruptive dhe qeveria s’ka marrë asnjë masë ligjore ndaj tyre, qoftë t’i pezullojë apo shkarkojë. Po ashtu raporti përmend edhe faktin e dytë, ndërhyrjen e qeverisë përmes deklarimeve publike ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe mënyrën sesi janë trajtuar rastet në Kosovë”, deklaron Bugaku.
Mirëpo këto pretendime që theksohen në raport i mohon deputeti i LVV-së, njëherësh kryetar i komisionit për legjislacion, Adnan Rrustemi.
Sipas tij, pushteti s’ka ndërhyrë asnjëherë në sistem të drejtësisë, në kuptimin e shtyrjes përpara të rasteve specifike. Megjithatë, ai thotë se vazhdimisht kanë kërkuar dhe do të kërkojnë më shumë efikasitet nga sistemi i drejtësisë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Do të analizojmë secilin raport që monitoron aspektet e ndryshme të institucioneve të Kosovës. Në pikëpamjen tonë angazhimi për reforma në sistemin e drejtësisë, por jo vetëm kanë për fokus fuqizimin e sistemit, krijimin e gjykatave të paanshme dhe efikase, ku përmbushin mandatin e tyre ligjor dhe kushtetues. Ne nuk kemi ndërhyrë asnjëherë në sistem të drejtësisë, në kuptimin e shtyrjes përpara të rasteve specifike që mund të na përkasin dikujt nga ne. Kjo i përket të shkuarjes, ne thjesht kemi pasur pikëpamje në situata të caktuara në lidhje joefikasitetin e sistemit të drejtësisë. Kemi kërkuar dhe pritur më shumë në kuptimin e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo nuk duhet të konsiderohet ndërhyrje por manifestim i një dëshire për më shumë punë dhe angazhim”, tha Rrustemi
Raporti i Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut thotë se nuk pati ndryshime domethënëse gjatë vitit 2023 për situatën e të drejtave të njeriut në Kosovë. Raporti i Departamentit të Shtetit thotë se qeveria e Kosovës ndërmori hapa të besueshëm, por jo të vazhdueshëm për të identifikuar, hetuar, akuzuar dhe ndëshkuar zyrtarët që mund të kenë abuzuar me të drejtat e njeriut./KK/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Perinski në Budapest: Partneriteti me Hungarinë do të kontribuojë në avancimin e zhvillimit komunal

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës