LAJMI I FUNDIT:

Raport: Vetëm 10% e pajisjeve Android të koduara, kundrejt 95% të iPhone

Raport: Vetëm 10% e pajisjeve Android të koduara, kundrejt 95% të iPhone

Google, krijuesi i Android nuk dëshiron që t’i kodojë telefonat e saj. Nëse përgjegjësit e sulmeve në San Bernardinho do të përdornin telefona Android, hetuesit amerikan do ta kishin shumë më të lehtë qasjen në telefonat e tyre.

Por tani shumica e prodhuesve që baozhen në Android po rezistojnë t’i kodojnë telefonat e tyre, duke thënë se kodimi i kontakteve, fotove apo videove në telefon e keqëson performancën e pajisjes mobile.

Dhe Google nuk ka insistuar shumë në këtë drejtim nga frika e largimit të prodhuesve nga sistemi i sa operativ Android, nga i cili ajo bën më shumë të holla.


Rezultati: Ekspertët vlerësojnë se më pak se 10% e telefonave Android në botë, ose vetëm 10% prej rreth 1.4 miliardë prej tyre janë të koduar, në krahasim me 95% të iPhone nga Apple.

Dallimi në mes të dy sistemeve operative mobile që janë dominuese në treg nënvizon sfidën e Google Android dhe më shumë se 400 prodhuesit që bazohen në këtë sistem operativ me mbi 4.000 pajisjet.

Google e jep softuerin e saj Android për të tërhequr më shumë përdorues të shërbimeve të saj.

Google kërkon nga krijuesit e pajisjeve që të jenë në përputhje me kërkesat e caktuara për të përdorur markën e saj të Android dhe shërbimet kryesore të Google si kërkimin dhe hartat. Më pas, krijuesit e pajisjeve janë të lirë të përdorin softuerin si ata të dëshirojnë.