LAJMI I FUNDIT:

Range Rover Velar SVAutobiography do t’i ketë 550 kuaj fuqi (Foto)

Range Rover Velar SVAutobiography do t’i ketë 550 kuaj fuqi (Foto)

Ky është Range Rover Velar, më i fuqishëm ndonjëherë

Javën e kaluar, Land Rover ka anuluar gjithçka rreth Range Rover SV, ende pa e futur në prodhim, transmeton Telegrafi. Prodhuesi britanik nuk ka bërë të ditur arsyen e anulimit, por problemet financiare që ka dhe largimi i shumë punonjësve nga puna, lë të kuptohen arsyet e mundshme.

Pa kaluar kohë e gjatë, është bërë e ditur se do të lansohet Range Rover Velar SVAutobiography, një SUV i fuqishëm që pritet t’i sjellë të ardhurat e duhura kompanisë që po ka probleme financiare.


Veçanti e këtij modeli, është se do t’i ketë 550 kuaj fuqi, duke e bërë modelin Velar më të fuqishëm deri më tani. Me këtë kapacitet, shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4.3 sekonda, teksa mund të lëvizë me shpejtësi maksimale prej 270 kilometrave në orë.

Çmimi i Range Rover Velar SVAutobiography fillon prej 82 mijë funte, ndërsa mund të bëhet që tani, ndërsa veturat lansohen gjatë vitit që vjen. /Telegrafi/