LAJMI I FUNDIT:

Ramosaj i pakënaqur me furnizimet e MSh-së me mjete mbrojtëse për personelin shëndetësor

Ramosaj i pakënaqur me furnizimet e MSh-së me mjete mbrojtëse për personelin shëndetësor

Komuna e Deçanit i ka ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, duke dezinfektuar të gjitha hapësirat publike dhe duke monitoruar të gjithë personat që kanë ardhur nga jashtë në Kosovë.

Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, thotë se si komunë i kanë ndërmarrrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e kësaj pandemie. Megjithatë, ai shprehet i pakënaqur me furnizimet që si komunë kanë marrë nga Ministria e Shëndetësisë për masat mbrojtëse për personelin shëndetësor.


Në këtë komunë ende nuk është shënuar asnjë rast me COVID-19, për çka Ramosaj thotë se duhet të vazhdohet me kujdesin e njëjtë.

“Fatmirësisht nuk është shënuar ende ndonjë rast, kemi pasur më shumë se 26 persona të dyshuar që i kanë bërë analizat dhe testi i tyre ka rezultuar negativ. Kemi marrë masat që sidomos bashkatdhetarët tanë, qytetarët e Deçanit që janë në botën e jashtme i kemi identifikuar në rastet kur kanë ardhur dhe iu kemi qëndruar afër që të jenë të vetizoluar për një periudhë kohore. Është fat që deri sot nuk kemi pasur, mirëpo që nuk do të thotë që Komuna e Deçanit nuk duhet ende me pas kujdes, qytetarët e Deçanit ende duhet ta kenë kujdesin e shtuar derisa ta kalojmë këtë”, thotë Ramosaj.

Kreu i Deçanit shprehet i pakënaqur sa i përket furnizimit të MSh me mjete mbrojtëse për Qendrat e Mjekësisë Familjare në këtë komune. Ai thotë se kanë pranuar furnizim, por që sipas tij, nuk është i mjaftueshëm.

“Qendrat e Mjekësisë Familjare nuk jam i kënaqur me furnizimin që është bërë, sepse deri më tani nga Ministria e Shëndetësisë kanë munguar në fillimin e kësa j emergjence shëndetësore, sidomos barnat e listës esenciale ka pasur mungesë të madhe. Mirëpo, që kanë pasur mungesë të madhe edhe të mjeteve të punës, e sidomos në përballjen e personelit shëndetësor me qytetarët që kërkonit t’i bënin analizat dhe kishin shqetësime shëndetësore. Diku pas 10 dite na kanë ardhur mjetet e para mbrojtëse dezinfektuesi, maskat mbrojtëse, rrobat të cilat janë të përshtatshme…Kemi vepruar me ato mjete që i ka pasur komuna në dispozicion dhe me ato nevoja që personeli shëndetësor i ka kërkuar prej komunës i kemi plotësuar deri më tani. Furnizimi që e ka bërë MSh na ka lehtësuar në këtë pjesë, por që nuk është i mjaftueshëm”, thotë ai.

I pari i Deçanit deklaron se shqetësim për të janë edhe bizneset dhe punëtorët e sektorit privat.

“Shqetësimi im këto kohë janë bizneset e Decanit, të cilat për shkak të mos operimit munden me pas dhe kanë humbje ditore të buxhetit të tyre. Po ashtu, edhe punëtorët e sektorit privat të cilët janë thuajse në situatën më të keqe për shkak se edhe nuk marrin paga”, deklaron ai.

Sa i përket kordinimit të nivelit qendror me atë lokal, Ramosaj shprehet se në fillim ka pasur shumë probleme, por që tash thotë se gjithcka është duke shkuar në rregull.

“Kordinimi në komunë është në nivelin e duhur, kemi pasur njëfarë periudhe kohore prej dy jave dite që niveli qendror ka marrë vendime të shkëputura njëra ministri prej njërës ministri ose kryeministri e ka marrë një vendim, ministria tjetër një vendim tjetër, e që na kanë bërë një farë përzierje të këtyre kompetencave dhe sidomos në marrje të vendimeve. Mirëpo, tash siç duket çdo gjë ka ra në vijen e vet”, tha ai.

Në vendin tonë deri më tani janë 145 raste me COVID-19, ndërsa tre persona k anë humbur jetën./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori