LAJMI I FUNDIT:

Ramosaj: Në Deçan ka mungesë të barnave kundër helmimit

Ramosaj: Në Deçan ka mungesë të barnave kundër helmimit

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Deçan, ka mungesë të barnave kundër helmimit.

Këtë deklaratë Ramosaj e dha pas helmimit të mbi 1,500 qytetarëve të fshatrave të Deçanit.


Dyshohet se këta qytetarë janë helmuar nga uji i pijshëm.

“Asnjë QKMF në nivel të shtetit, e lëre në Deçan nuk është e furnizuar në masën e duhur dhe këtë e them me kompetencë. QKMF në Deçan prej ditës së shtunë, prej të premtes realisht, por prej të shtunës kur ne kemi fillu me hetu këtë situatë e deri më sot nuk është furnizuar. Do të thotë ka ndodhë furnizim prej vullnetit të mirë të mjekëve qoftë prej pagës së tyre, është dashtë me e bo deklarative, është dashtë me shku me i ble këto barna, qoftë edhe ndihmë të qytetarëve, ose edhe kolegëve të mi të komunës dhe bizneset që kanë ofru këtë shërbim QKMF-së”, tha Ramosaj.

Nis furnizimi me ujë në Deçan, rekomandohet vetëm për sanitari - për nevoja të amvisërisë mund të përdoret vetëm pasi të vlohet
Lexo po ashtu Nis furnizimi me ujë në Deçan, rekomandohet vetëm për sanitari - për nevoja të amvisërisë mund të përdoret vetëm pasi të vlohet

Kryetari ka thënë se shpreson që deklaratat dhe premtimet e nivelit qendror për përkrahje të Deçanit  të bëhen realitet.

“Përkrahja ose ndihma deri më tash nga niveli qendror është vetëm deklarative, edhe sot janë në suazat e deklaratave dhe premtimeve, e që unë shpresoj të shndërrohen në reale, sepse është tepër e nevojshme dhe tash sot e nesër a po lëviz diçka pozitivisht”, tha Ramosaj për Kallxo.

Ramosaj ka thënë se është duke u pritur rezultati i laboratorit për të kuptuar se për çka bëhet fjalë.

Ai ka kërkuar nga mediat që të kenë kujdes për mënyrën e raportimit lidhur me këtë rast.

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori