Sergio Ramosi nuk e ka ftuar Cristiano Ronaldo në atë që është etiketuar si 'dasma e vitit' në Spanjë e që do të mbahet të shtunën.

Katedralja e famshme në Sevilla do të jetë vendi i ceremonisë martesore të kapitenit të Real Madridit me prezantuesen televizive, Pilar Rubio.


Në mesin e të ftuarve në dasmën e futbollistit është çifti i famshëm Victoria dhe David Beckham (një ish-galaktik, i cili ka luajtur me Ramosin për dy vite në Santiago Bernabeu).

SergioRamosRubenPilar 1 Sergio Ramos dhe Pilar Rubio (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Partneri te ekipi i Spanjës dhe rivali me Barcelonën, Gerard Pique, po ashtu do të udhëtojë në Andaluzi me bashkëshorten tij, Shakira.

Dhe derisa në listën e të ftuarve janë shumë yje të futbollit, Marca njofton se në dasmë nuk është ftuar ish-bashkëlojtari i Ramosit te Reali, Cristiano Ronaldo.

CristianoSergio Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Është raportuar se dy futbollistët i kishin prishur raportet në vitin e kaluar kur portugezi vendosi të largohej nga Madridi drejt Juventusit.

Ndryshe, në dasmën e çiftit të famshëm do të marrin pjesë mbi 500 mysafirë, ndërsa për argëtimin e të pranishmëve do të kujdeset grupi legjendar "AC/DC" që është paguar një milion euro për të performuar në këtë ceremoni.

Luka Modric, Zinedine Zidane, Jordi Alba, Sergio Busquets, Fernando Hierro, Ronaldo Nazario, Roberto Carlos, Vicente del Bosque e Iker Casillas - janë në mesin e të ftuarve. /Telegrafi/

SergioRamosRubenPilar 2 Pilar Rubio dhe Sergio Ramos (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)