Seriali “O sa mirë” do të vazhdojë me episodin e ri gjatë fundjavës. 

Me një format të ri, lokacion të ri dhe disa personazhe të reja po e bëjnë të pa konkurrent këtë projekt filmik.


Tashmë kemi konfirmuar se si mysafirë special i episodit të ardhshëm do të jetë kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ky i fundit shihet në një bashkëbisedim me drenicakun e serialit, ku po e akuzon për mashtrim.

"Me ardhur aty me qa edhe Moxarrti , unë ty nuk të besoj se ti je njëfarë mashtruesi", dëgjohet duke i thënë ndër të tjerash i pari i Drenasit, aktorit Jeton Zogianit, i njohur me rolin e Hakiut.

lado e1513275710329

Se për çfarë bëhet fjalë dhe si do të rrjedh episodi i ri, neve na mbetet ta shohim ditën e diele kur do të shfaqet episodi i ri.

Ndryshe, seriali do të ketë edhe shumë risi për festat e fundvitit. /Telegrafi/