Lladrovci deklaroi se “tollovitë” e tilla vijnë nga metodat e LVV-së janë ‘shkak i heqjes së vëmendjes nga publikimi i përgjimeve të shefes së grupit parlamentar, Mimoza Kusari-Lila dhe Millan Radoiçiq.
Mbledhja e Asociacionit të Komunave është ndërprerë për shkak të tensioneve mes kryetarëve të komunave shqiptare.
Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci ka akuzuar kryetarët e komunave që qeverisen nga Lëvizja Vetëvendosje për situatën e shkaktuar sot në këtë mbledhje.
““Eskalimi i sotëm i katër kryetarëve të komunave që i udhëheq LVV, dhe nga kuvendi i sotëm është vazhdim i mjegullës që u përpoqën ta shesin në mbledhjen e kaluar të Asosacionit. Pas publikimit të përgjimit të djeshëm të Radoiçiqit iu ka humbur rruga në oborr. Tollovitë e tilla të krijuara nga metodat e LVV me tendenca të heqjes së vëmendjes nga rënia e lirë e tyre në Drenas dhe krejt Kosovën është e pritshme”, ka thënë Lladrovci.
Ai thotë se një pikë ka qenë ndryshimi i një anëtari të Bordit të Asociacionit derisa dy pika tjera sipas tij nuk janë kuptuar nga z.Hasimja.
“Pasi u votua rendi i ditës, ata [kryetarët e komunave të LVV] kanë filluar të pengojnë rrjedhën normale të seancës madje duke kërkuar që të ftohen edhe mediat se gjoja s’ka transparencë”.
Lladrovci shton tutje se e gjitha kjo që ka ndodhur sot është bërë me qëllim që të vihet në lajthitje Kuvendi i Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe për të tërhequr vëmendjen nga afera e përgjimeve që ka pasur Mimoza Kusari-Lila me drejtuesit e Listës Serbe.
Ai thotë se Statuti i Asociacionit e përcakton se si zgjedhen organet pas zgjedhjeve lokale.
“Jemi në domokraci dhe kur shumica ka numra mbledhje vazhdon, nuk duhet të ndikohemi çka mendon pakica”.
Lladrovci thotë se sot nuk ka pasur ndonjë përplasje fizike në mbledhje.
“Unë nuk e di që kam goditur ndokënd e as nuk e kam shtyrë askënd. Lutem që të mos më godas askush mua se pastaj nuk e di si mund të rrjedhin ngjarjet”, ka deklaruar Lladrovci.
Ndryshe, kryetari i Kamenicës, Kadri Rrahimaj ka shkruar se Asociacioni i Komunave të Kosovës është nën degradim total.
“Kur mungojnë argumentet, fillojnë të vënë në shprehje dhe forcën. Prandaj, nuk thërrasin as një media për të përcjellë Kuvendin e AKK”, ka thënë ai, derisa ia ka bashkuar edhe një video ku shihet përleshja në këtë takim.
Ai ka thënë se në kuvendin vjetor të këtij organi, u tentua të kontrabandohen procese të rëndësishme.
“Në kuvendin vjetor të këtij organi, u tentua të kontrabandohen procese të rëndësishme si: mungesa e transparencës, mos anëtarësimi i Komunave të Veriut të Kosovës në AKK, mohimi i të drejtës për anëtar të bordit nga radhët e LVV-së”, ka shkruar ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme