Pronari i kompanisë “Elkos Group”, Ramiz Kelmendi, në një intervistë në Emisionin “EKONOMI” në Telegrafi.com me gazetarin Lulzim Ahmeti ka folur për pengesat që i janë bërë në tentimin e tij, për të investuar në Tiranë.
Ai kanë planifikuar ndërtimin e një Qendre Tregtare “ETC” në Tiranë me një investim deri në 12 milionë euro, si dhe punësimin e mbi 250 personave.
Kelmendi ka thënë se pasi kanë blerë një parcelë, pengesat që u kanë dalë nga Bashkia e Tiranës dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj, janë të pakuptimta.
Ai ka treguar se edhe pse ka kërkuar takim me Veliajn, ai nuk ka pranuar të takohet me të, pa intervenimin e të njohurve të tjerë në Tiranë.
“Kam kërkuar takim me Erion Veliajn dhe nuk më ka pranuar në takim pa intervenim të miqve të tjerë tërthorazi. E pyeta sinqerisht se a ka ndonjë pengesë që të kryhet transaksioni, a ka pengesë në dhënien e lejes apo mos ka interes që Bashkia të investojë aty. Shërbimi teknik i kryetarit të Bashkësisë na ka sjellë një dokumentacion ku është parë projekti i ndërtimit të terminalit që ka qenë i rrumbullakuar si projekt, si dhe pjesa e hapësirës tonë ka qenë e lirë pa asnjë shënim”, ka rrëfyer biznesmeni Ramiz Kelmendi.
Sipas tij, edhe pagesa e lejes për ndërtim të kësaj qendre ka qenë tepër e madhe.
“Pas plotësimit të dokumenteve ka ardhur dokumenti që ne e quajmë leja e ndërtimit dhe në fund ka ardhur miratimi nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Kjo procedurë ka përfunduar dhe pas kësaj vjen pagesa, jepet dokumenti për të paguar obligimet që janë paguar në vlerën prej 1.25 milion euro, vetëm për leje të ndërtimit. Pra kjo është një leje e ndërtimit jashtëzakonisht e madhe, nuk është pritur të jetë kaq, pasi është klasifikuar si objekt për t’u shitur, e jo objekt për ta kryer funksionin vital të kompanisë, pra nga 400-500 mijë euro që është paraparë, ka dalë në 1.25 milion euro”, deklaroi Kelmendi.
Sipas Kelmendit, pas kësaj, Bashkia e Tiranës ka pasur obligim ligjor që në një afat prej pesë ditësh ta lëshojë një letër që quhet formular i lejes së ndërtimit dhe të fillojë ndërtimi, por ky nënshkrim nuk ka ardhur.
“I kanë ftuar kolegët në takim dhe së pari kanë kërkuar që ne t’ia bëjmë një dhuratë Bashkisë në vlerë prej 1 milion eurove të tokës për interesa të përmbylljes së terminalit. Unë kam pranuar që t’ia fali një pjesë, për hir të përshpejtimit të procesit, pasi që paska mbetur Bashkia në faljen e saj dhe pas kësaj ka ardhur një kërkesë tjetër përmes së cilës është kërkuar ofrimi/falja e 15 mijë metra katrorë tokë, në vlerë prej 4 milionë euro”, ka thënë Kelmendi.
Biznesmeni Kelmendi ka rrëfyer se investimi në qendrat tregtare ETC në Tiranë do të ishte në vlerë milionëshe dhe do të punësonte shumë persona.
“Investimi është dashur të jetë 12 milionë euro dhe një punësim do të ishte mbi 250 vetë. Ka qenë një objekt jashtëzakonisht funksional që e përfshinte një zonë të pambuluar për tregti dhe kishte një formë dhe një pamje të jashtëzakonshme që ishte pjesë e ambientit dhe që i përgjigjet qytetit të Tiranës”, ka thënë Ramiz Kelmendi, pronar i kompanisë Elkos Group. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Shtrenjtimi i rrymës mund të jetë vetëm fillimi i ngritjes së çmimeve

Prilli i suksesit - Zbuloni ofertat me Telegrafi Jobs!

Rëndësia e promovimit të biznesit përmes medias - Forcimi i kredibilitetit dhe PR-it me PROMO artikull

Tatimi në pronë e paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës, Asociacioni i komunave: Po rëndohet buxheti i qytetarëve dhe bizneseve

Qeveria: Rritja e tarifave të energjisë nuk duhet të prekë amvisëritë me konsum të ulët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler