LAJMI I FUNDIT:

Ramiz Kelmendi: Nuk shoh ndonjë politikan pos Thaçit që na sjellë informacione të besueshme nga SHBA

Ramiz Kelmendi: Nuk shoh ndonjë politikan pos Thaçit që na sjellë informacione të besueshme nga SHBA

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka kërkuar largimin e taksës për të mos cenuar raportet me Amerikën.

Kelmendi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se vetëm Presidenti mund të sjellë ndonjë informacion nga Amerika për Kosovën.


“Unë momentalisht nuk shoh ndonjë politikan tjetër përveç Thaçit që mund të krijojë kontakte vizuale të drejtpërdrejta apo me letra me Amerikën e që në të kemi informata të besueshme në lidhje me dialogun”.

Ai thotë se në Samitin e Berlinit u panë shumë gjëra kur shumë liderë botërorë e injoruan Albin Kurtin dhe pothuajse askush nuk e uroi atë për zgjedhjen në postin e kryeministrit, përcjell Telegrafi.

Duke folur për taksën, afaristi thotë se e ka mbështetur në atë kohë vendimin e qeverisë por se ajo nuk ka sjellë ndonjë benificion për Kosovën.

Ai thotë se momentalisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qëndrim të njëjtë për taksën me Serbinë e jo me Kosovën.

“Ne nuk është dashur të lejojmë që SHBA të vijnë në një pozicion të njëjtë me shtetin serb [për taksën]”, tha ndër të tjera Ramiz Kelmendi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori